E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitjet për zgjedhjet, Basha njofton përfaqësuesit e ODIHR

TIRANË- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha priti sot në një takim përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it që po viziton Shqipërinë.

Ministri Basha informoi përfaqësuesit e këtij misioni mbi përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011, si dhe me udhëzimet e drejtuara për njësitë e qeverisjes vendore për këtë qëllim.

Sipas një njoftimi publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme thuhet se përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it vlerësuan përmbushjen rekomandimeve që kanë të bëjnë me shpalljen në kohë të listës paraprake të zgjedhësve dhe me pajisjen e votuesve me dokumentat e nevojshme të identitetit.

Ndërkohë misioni i ODHIR ka takuar më pas dhe kreun e PS Edi Rama nuk ka informacione zyrtare mbi atë që është diksktuar në takim por zgjedhjet lokale të majit besohet të jenë në qendër të bisedës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›