Gjykata e Lezhës lë në burg mësuesin e akuzuar për pedofili
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg mësuesin e akuzuar për pedofili.
Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë Burg pa afat për Ded Gjinin, i cili akuzohet se ka tentuar të përdhunojë nxënësen e tij 15-vjeçare.
Mësuesi 63-vjeçar u arrestuar dy ditë më parë nga policia e Mirditës pas denoncimit të nxënëses së tij se ai kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
Mësohet se mësuese Ded Gjini i ka bërë presion me anë të notës vajzës me inicialet E.V.