E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mandatin e ardhshëm, vëmendje e posaçme sporteve kolektive dhe individuale

16-04-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha priti Presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan
 
Kryeministri Berisha përgëzoi Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për organizimin model në një kohë të shkurtër të Kampionatit Evropian, ndërsa i premtoi  Presidentit të Federatës  Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan mbështetjen e qeverisë shqiptare në organizimin e një botërori peshëngritjeje në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha priti dje Tamash Ajan President  i Federatës Botërore të Peshëngritjes të shoqëruar nga drejtuesit e  Federatës Shqiptare të Peshëngritjes,  pas përfundimit  me sukses të Kampionatit Europian të Peshëngritjes në Tiranë.
Kryeministri Berisha përgëzoi  Tamash  Ajan për mbështetjen që i dha Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në nismën e guximshme për organizimin në një  periudhë dy mujore të Evropianit në Shqipëri, pas dorëheqjes që i bënë për  shkaqe të krizës këtij aktiviteti Spanja dhe Bullgaria.
Kryeministri e quajti inkurajuese për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe peshëngritjen në veçanti  vizitën  e Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan, ndërsa  premtoi mbështetjen e qeverisë shqiptare në organizimin e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në Shqipëri.
Pasi falënderoi Kryeministrin Berisha për  mikpritjen dhe për ndihmën e dhënë nga qeveria për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes në organizimin e shkëlqyer të Evropianit, Presidenti i Federatës  Botërore të Peshëngritjes Tamash Ajan i kërkoi zotit Berisha, që gjatë mandatit të ardhshëm të mbështeste akoma me shumë këtë sport, që i bën shqiptarët të dallohen në botë. Ajan  tha se kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri 15 vite më parë, por po shihte këto ditë këtu një zhvillim të  madh.
Kryeministri Berisha tha se gjate mandatit të ardhshëm, sporteve kolektive dhe individuale do tu kushtohet vëmendje e posaçme duke nxitur pjesëmarrjen në to veçanërisht të rinisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›