E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Londres do vendose per Kumbaron

Gjykata e Londres pritet te mblidhet per te vendosur lidhur me ceshtjen e identitetit te Ilir Kumbaros, ish oficerit te shumekerkuar per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sipas autoriteteve londineze, Kumbaro rezulton me dokumenta ceke dhe fale tyre ka mundur te perfitoj azil politik ne Angli. Pika ku kjo gjykate do te ndalet, eshte vertetesia e tyre si dhe kerkesa per ekstradim te Kumbaros per ne Shqiperi. Ilir Kumbaro nga ana e tij ka pohuar se eshte nje shtetas cek dhe jo person i kerkuar. Ne banesen e tij jane gjetur nje sere dokumentash te falsifikuara, te cilat do paraqiten si argument per per te vertetuar identitetin e tij te vertete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›