E Diel, 1 Nëntor 2026

- Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot në mbledhjen e radhës Projektbuxhetin e shtetit për vitin 2005, si dhe Paketën Fiskale që e shoqëron atë. Pas

- Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot në mbledhjen e radhës Projektbuxhetin e shtetit për vitin 2005, si dhe Paketën Fiskale që e shoqëron atë.

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, projektligji "Për buxhetin e shtetit te vitit 2005 " do të kalojë për miratim në Kuvend. Ndërsa si pjesë e Paketës Fiskale 2005, u miratuan këto projektligje:

- Projektligji "Per akcizat"
Ndryshimet ne këtë projektligj konsistojnë në:

• Heqjen e akcizes per rërat dhe rreshpet bituminioze
• Aplikimin e modelit te kombinuar te akcizimit të gaziolit, 65% por jo me shume se 27 lekë /litër dhe4 jo me pak se 13 leke per liter.
• Rritjen e nivelit te akcizes se alkolit ne 13 leke /liter
• Diferencimin e akcizimit të pijeve alkolike ne baze të përqindjes se alkolit.
• Rritjen e nivelit te akcizes se parfumeve ne 60 %
• Uljen e akcizes per lengjet e frutave dhe pijeve freskuese nga 3 ne 2 leke per liter.

Si pjesë e Paketës fiskale 2005, u miratua edhe projektligji "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë".

Ndryshimet që sjell ky projektligj janë:

• Organet tatimore duhet të mbledhin nga tatimpaguesit vetëm shumat e kontributeve bruto.
• Ndryshimi i datës së pagesës së kontributeve nga 25 në 20.

U miratua edhe projektligji "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)

Ndryshimet në projektligjin për TVSH-në janë bërë bazuar në propozimet e biznesit, në propozimet e degëve të tatimeve dhe në problemet e evidentuara gjatë administrimit të deritanishëm të këtij ligji. Ndryshimet e paraqitura synojnë shmangien e boshllëqeve apo keqinterpretimeve, reduktimin e evazionit, si dhe përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave administrative, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për administratën tatimore.

Këto ndryshime në ligjin për TVSH kanë të bëjnë me:

• Shfuqizimin e rregjistrimit të detyrueshëm të tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari si tregtarë me shumicë.
• Detyrimin për t'u rregjistruar në TVSH të të gjithë tatimpaguesve që kanë statusin e personit juridik, pavarësisht nga volume i qarkullimit vjetor.
• Par ashikimi i mënyrës së trajtimit të tatimor të formave të reja shitjes së mallrave me kontratë qeraje financiare.
• Vendosjen e TVSH-së për shitjen e parë të ndërtesave të reja të banimit , si dhe për cdo shitje të ndërtesave të destinuara për qëllime të tjera nga 1 janari 2006
• Përjashtimin nga TVSH të nënkontraktorëve që bëjnë furnizime shërbimesh (punojnë) për shoqëritë e përpunimit aktiv.
• Unifikimi i shkallëve të apelimit të TVSH-së
• Përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së, duke vendosur afate konkrete dhe në aplikimin e interesave.

- Një tjetër projektligj i Paketës Fiskale 2005, i miratuar në mbledhjen e qeverisë, është edhe ai "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë".

Ndryshimet në këtë projektligj konsistojnë në :

• Shfuqizimin e dy taksave që paguhen aktualisht nga përdoruesit e mjeteve motorike dhe në përfshirjen e tyre në një taksën aktuale të qarkullimit rrugor, e cila do të marrë emërtimin e ri "Taksa vjetore qarkullimit rrugor të automjeteve". Kjo taksë do të zëvendësojë taksën e tonazhit për aks të automjeteve dhe taksën ekzistuese të qarkullimit rrugor. Grupimi i dy taksave ekzistuese në një të vetme synon lehtësimin e procedurave të pagesës së taksave për përdoruesit e automjeteve, si dhe ul koston e administrimit të mbledhjes së kontrollit të taksave që paguajnë aktualisht përdoruesit e automjeteve
• Diferencimi i mjeteve motorike në shërbim të sektorit të bujqësisë nga mjetet e tjera motorike dhe vendosja ee një takes simbolike prej 2.000 lekë, nga 50.000 lekë që është për mjetet e tjera të së njëjtës kategori. KJo synon të nxisë përdorimin e këtyre mjeteve në përpunimin e mekanizuar të tokës bujqësore etj.

Si pjese e paketes fiskale, u miratua projektligji për "Per sistemin e taksave vendore".

• Ndryshimi ne kete projektligj konsiston ne shfuqizimin e takses per kalimin e te drejtes se pronesise per pasurite e paluajtshme mbas dates 31 dhjetor 2005 dhe që lidhet me vendosjen pas kesaj date të TVSH-se mbi shitjen e ndertesave , sipas ndryshimeve ne ligjin për TVSH, gje qe ekuilibron çmimin.

- U miratua projektligji "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise".
Ndryshimet qe sjell ky projektligj konsistojnë në:

• Rishikimin dhe permiresimin e dispozitave qe rregullojne funksionimin e Policise Tatimore.
• Ndryshimin e proçedurave te regjistrimit te tatimpaguesve te takses vendore mbi biznesin e vogel dhe atyre te tatim fitimit te thejshtuar mbi fitimin .
• Percaktimin e afatave te kontrollit apo verifikimit ne vend , te situates se tatimpaguesit qe per arsye te ndryshme kerkon te çrregjistrohet.
• Për tatimpaguesit qe ne aktivitetin e tyre kryejne njekohesisht tregti me shumice dhe tregti me pakice per pulikun e gjere, te jene te detyruar te kryejne ketom aktivitete ne vende te ndara nga njeri tjetri.
• Permiresimin dhe lehtesimin e proceduarve te kthimit te tatimeve te paguara me teper, duke vendosur afate konkrete.
• Uljen e normave te interesit ne rastet kur tatimpaguesit nuk paguajne ne kohe detyrimet e tyre tatimore.
• Unifikimin e shkalleve te apelimit.
• Vendosjen e nje afati brenda te cilit administrata tatimore eshte e detyruar per te dhene konfirmime apo vertetime te ndryshme per situaten fiskale te tatimpaguesve.

- U miratua edhe projektligji "Për tatimin mbi të ardhurat", si pjesë paketës Fiskale 2005. Ndryshimet konsistojnë në:

• Uljen e shkallës së tatim fitimit, nga 25 në 23 përqind për vitin 2005 dhe 20 përqind në vitet e tjera. Me këtë masë vendi ynë bëhet një nga vendet me shkallë më të ulët të tatimit mbi fitimin, gjë që do të ketë efekte pozitive në nxitjen e investimeve në vend.
• Heqjen e detyrimit të tatimpaguesve të biznesit të vogël për t'u rregjistruar cdo vit, me përjashtim të vitit 2005.
• Diferencimin e shkallës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas llojeve të veprimtarive ekonomike.
• Futja e sistemit te detyrueshëm të deklarimit të të ardhurave personale, pavarësisht nga burimi.

- U miratua projektligji "Per miratimin e niveleve te tarifes doganore", që eshte pjese e paketes fiskale te vitit 2005

Ndryshimet e paraqitura ne kete projektligj pasqyrojne ndryshimin e niveleve tarifore te mallrave që jane pjese e angazhimeve te OBT-se, azhornimin e nomeklatures se azhornuar te mallrave, zbatimin e Marreveshjeve te Tregetise se Lire dhe propozimet e biznesit.

Ne kete projektligj jane marre parasysh disa nga propozimet e biznesit per reduktimin e tarifes se disa mallrave si:

• Per industrine ushqimore: maja,malto,lupulus, pure per lengje frutash
• Per industrine e rende qymyri antracid, skrape, arka plastike etj.

- Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave, ne Paketen Fiskale per vitin e ardhshem miratoi dhe vendimin "Per tatimin mbi Biznesin e vogel".

• Keshilli i Ministrave me propozimin e Ministrise se Pushtetit Vendor vendosi uljen e kesaj takse ne 3% (nga 4%)
• Kryeministri kerkoi nga Ministria e Financave dhe ajo e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, te paraqesin sa me pare mundesite e kompesimit me grant te Bashkive dhe Komunave qe u reduktohen te ardhurat si pasoje e ketij vendimi.
• Nga ky vendim i sotem i Qeverise do te perfitojne mbi 50.000 biznese te vogla ne te gjithe territorin e vendit dhe do te shërbejë si nxitje për këtë biznes.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›