E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabllogramet e SHBA-ve nje banket sekretesh

09-12-2010 / Nga Timothy Garton Ash

Eumlshte endrra e historianit. Eumlshte makthi i diplomatit. Ketu para syve te te gjitheve jane konfidencat e miqve aleateve dhe rivaleve shoqeruar me vleresimet e sinqerta e ndonjehere lakuriqe te diplomateve amerikane. Pergjate dy javeve te ardhshme lexuesit e The Guardian do te kenaqen me nje banket disa pjatesh te historise se te tashmes.
Historiani zakonisht duhet te prese 20 a 30 vjet per te gjetur thesare te tilla. Ne kete rast informacionet me te fundit jane jo me shume se te para 30 javeve. Dhe cfare thesari kemi perpara. Permban me shume se 250 mije dokumente. Shumica e atyre qe kam pare ne zhytjet ne kete oqean te paane jane goxha me te gjata se 1 mije fjale. Nese mostrat samples e mia jane deri-diku perfaqesuese duhet te behet fjale per te pakten 250 milione fjale ndash dhe ndoshta edhe deri ne nje gjysme miliardi. Sic edhe te gjithe kerkuesit e arkivave e dine ka nje lloj informacioni te posacem qe vjen nga ekspozimi i burimeve te nje permase te tille - qofshin keto letrat e nje romancieri shkresurinat e nje ministri apo trafiku i informacioneve diplomatike - megjithese shume prej materialeve jane rutinore. Pas zhytjesh te thella zbulon kuptimin e perparesive karakterit dhe mendimeve te ngulitura.
Shumica e materialeve ka te beje me raportime politike te nivelit te mesem e te larte nga e gjithe bota por edhe instruksione nga Washington-i. Eumlshte e rendesishme te kuptosh se nuk kemi ne dore kategorine e larte te sekreteve ndash Nodis president sekretar shteti ambasadore Roger Exdis Docklamp nga atashete e mbrojtjes dhe sherbimet sekrete te mbrojtjes. Megjithate kemi nje banket mbreteror.
Nuk eshte cudi qe Departamenti i Shtetit po kelthet ne kupe te qiellit. Megjithate me ckam pare une anetaret profesioniste te sherbimit diplomatik te Shteteve te Bashkuara kane shume pak gjera per te cilat duhen te ndihen te turperuar. Sigurisht qe ka jehona hilesh ne margjina vecanerisht ne lidhje me ushtrimin e luftes kunder terrorit gjate viteve te Bush-it. Pyetje te caktuara duhen pyetur dhe duhet marre pergjigje per to. Ne pjesen me te madhe sidoqofte ajo qe kemi ne dore ka te beje me punen e zakonshme te diplomateve te gjeturit e asaj qe po ndodh ne vendet ku sherbejne puna per avancimin e interesave te kombit te tyre dhe politikave te qeverive te tyre.
Ne fakt opinioni im per Departamentin e Shtetit ka shenuar rritje. Gjate viteve te fundit kam pare se sherbimi diplomatik amerikan ka qene disi joimpresiv i veshur keq zbokthan vecanerisht krahasuar me departamente te tjera me konfidente te qeverise amerikane si Pentagoni dhe Thesari. Por ajo qe zbulojme ketu eshte shpesh e klasit te pare.
Sic do ta zbulojne lexuesit njeriu qe aktualisht eshte diplomati me i larte profesionist i Amerikes William Burns-i dergoi nga Rusia nje panorame zbavitese ndash pothuajse e klasit te Evelyn Waugh-it ndash te nje dasme egershane ne Dagestan ku mori pjese Presidenti gangsterian i Cecenise i cili vallezonte pa lidhje me automatikun e tij te lare ne flori futur mbrapa ne brezin e xhinseve.
Analiza qe Burns-i i ben politikes ruse eshte inteligjente. Te tilla jane edhe raportet e kolegeve te tij nga Berlini Parisi dhe Londra. Ne nje kabllo te vitit 2008 nga Berlini qeveria e koalicionit te gjere te asaj kohe mes Kristian dhe Social Demokrateve krahasohet me ciftin proverbial qe urrehej por nuk ndahen per hir te femijeve. Nga Parisi vjen nje portretizim argetues i te fortave te Nicolas dhe Carla Sarkozy. Dhe ne britaniket do te benim mire ti hidhnim nje sy obsesionit tone neurotik me te ashtuquajturen marredhenie speciale me Washington-in sic shfaqet ne pasqyren josentimentale te kabllove konfidenciale nga Ambasada Amerikane ne Londer.
Si per te na siguruar gjejme gjithashtu shenja rastesore te Ministrise se Jashtme britanike ne mbrojtje te vlerave tona. Sipas nje raporti te vitit 2008 nje diplomat i larte britanik Mariot Leslie ishte shume i hapur rreth asaj se Qeveria e Shkelqesise se Saj nuk ishte dakord me disa nga aktet e qeverise amerikane dhe prandaj do te gjeni edhe ca vija te kuqe.
Eumlshte shume e sikletshme te gjesh telegrame te firmosura nga Hillary Clinton-i e cila duket sikur sugjeron se diplomateve te zakonshem amerikane u kerkohet te bejne gjera qe zakonisht priten nga spiune te rangut te ulet ndash si p.sh. te rremuarit per numrat e kartave te krediti dhe detajet biometrike te zyrtareve te larte te OKB-se. Tani nevojiten sqarime urgjente nga Departamenti i Shtetit mbi ate se cfare ekzaktesisht pritej te behej dhe nga kush nen keto direktiva sekrete.
Ne plan me te gjere ajo qe verehet ne kete trafik diplomatik eshte se si shqetesimet mbi sigurine dhe kunderterrorizmin kane dale mbi cdo aspekt tjeter te politikes se jashtme amerikane. Gjithashtu shihet se sa serioze jane keto kercenime dhe sa pak kontroll ka Perendimi mbi to. Ka gjera tronditese rreth programit berthamor te Iranit dhe deri ku ka arritur frika jo vetem e Izraelit por edhe arabeve rreth ketij programi pritjani koken gjarprit ia raporton amerikaneve deshiren e Mbretit te tij nje ambasador saudit ekspozimi i rezervave berthamore te Pakistanit para islamikeve batakcinj shkalla e madhe e anarkise dhe korrupsionit ne Afganistan Al-Kaeda ne Jemen dhe rrefenjat e pushtetit te bandave mafioze ne Rusi qe e bejne romanin me te fundit te John le Carre-it te duket pothuajse modeste.
Ka nje interes publik te njemendte per njohjen e ketyre gjerave. The Guardian The New York Times dhe media te tjera te pergjegjshme jane perpjekur te sigurohen se asgje e publikuar nuk do perbeje rrezik per ndokend. Ne te gjithe duhet ti kerkojme Wikileaks qe te beje te njejten gje.
Megjithate nje pyetje mbetet. Si mund te behet diplomaci ne keto kushte Nje zedhenes i Departamentit te Shtetit ka sigurisht te drejte kur thote se keto zbulime do te krijojne tensione ne marredheniet mes diplomateve tane dhe miqve tane ne mbare boten. Sjellja e qeverise eshte nderkohe ne disavantazh nga frika e rrjedhjeve. Nje miku im akademik qe ka punuar ne Departamentin e Shtetit ne kohen e Condoleezza Rice-it me tregoi se njehere pat sugjeruar hartimin e nje memorandumi me probleme thelbesore rreth politikes amerikane ne Irak. As mos e co neper mend e paralajmeruan ndash sepse me siguri do te shfaqet ne New York Times-in e neserm.
Ekziston nje interes publik per te kuptuar se si funksionon bota dhe cfare behet ne emrin tone. Ekziston interes publik ne ushtrimin konfidencial te politikes se jashtme. Dy interesa publike ndeshen.
Per nje gje do te vija bast qeveria amerikane me siguri duhet te jete penduar dhe po e risheh me urgjence vendimin e saj te cuditshem per te inkuadruar nje biblioteke te tere me korrespondence diplomatike ne nje sistem kompjuterik aq brilant sa nje 22-vjecar mund ta shkarkoje ne nje CD te Lady Gaga. Cmenduri gaga apo jo

Autori i shkrimit eshte profesor i njohur i studimeve europiane ne Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit Bota e Lire. Shkrimi eshte marre nga sajti timothygartonash.com

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›