E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës dënon për shpifje zv/kryeministrin Genc Pollo

Pollo ofendoi biznesmenin Çukaj në kohën që ishte ministër i Arsimit
Më në fund gjykata e Tiranës dënon një zëvendëskryeministër për shpifje ndaj një prej botuesve të gazetës Standard.  Ky vendim i gjykatës kishte të bënte me faktin se Zëvendëskryeministri Pollo kishte lëshuar akuza ndaj biznesmenit Çukaj në kohën që ka qenë ministër i Arsimit,  duke e fyer biznesmenin Çukaj  me akuza të cilat nuk pasqyronin realitetin. Gjykata e shkallës së parë, në Tiranë ka dënuar ditën e djeshme zëvendëskryeministrin Genc Pollo me 300.000 lekë për shpifje ndaj sipërmarrësit Arjan Çukaj. Vendimi i Gjykatës u mor pas padisë civile të paraqitur nga të dyja palët, si pasojë e një konference për shtyp në tetor të vitit 2007. Gjykata  bën të ditur se ministri i atëhershëm i Arsimit, Genc Pollo kishte akuzuar sipërmarrësin se po kërkonte licencë universiteti, nëpërmjet shkrimeve shantazhuese në gazetën "Standard" ku është një prej botuesve. Por, gjykata vendosi se të gjitha këto ishin të pavërteta, dhe se ministri kishte reaguar duke përdorur fjalë të ulëta dhe shpifje përkundrejt sipërmarrësit. Ministri kishte deklaruar se, universiteti që ka bazën në Qipro dhe është i akredituar në rrjetin e Uellsit, ishte shkollë e mesme, pavarësisht se jepte diploma bachelor dhe master, të njohura në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, Arjan Çukaj, administrator i kompanisë Ferar shpk dhe një prej aksionerëve në të përditshmen Standard u dënua me 100.000 lekë gjobë nga gjykata për përmbajtjen e reagimit të tij ndaj shpifjeve të ministrit, tre ditë pas konferencës për shtyp. Me anë të këtij vendimi, jo vetëm që deklaratat e ministrit Pollo u cilësuan shpifje, por edhe substanca e tyre doli në pah se ishte një mashtrim publik. Shkrimet e vazhdueshme për gjendjen arsimore kishin nisur të botoheshin në gazetën Standard prej dy vitesh, shumë më herët nga ajo kohë që ministri e cilësoi konflikt interesi. Sipas sipërmarrësit në të përditshmen Standard, këto shkrime ishin akuza publike ndaj ish ministrit të Arsimit dhe arritën të publikojnë me anë të investigimeve lidhjet korruptive në fusha si ALTERTEKSTI dhe licencat e shkollave private, si edhe nepotizmin në emërimet dikasteriale të ministrisë. Tashmë këto shkrime, që ish ministri i Arsimit ia faturoi dashakeqësisë individuale, marrin një rëndësi të re, pasi vetë gjykata ka pranuar vërtetësinë e tyre.
 ******************************************************************
Deklarata e zv/kryeministrit Pollo ndaj sipërmarrësit Çukaj  
Pollo denoncon çukizmin

Do të doja të denoncoja një rast shantazhi mediatik që i bëhet Ministrisë së Arsimit si dhe përgjigjen time për të. Z. Arian Çuko, siç e shihni në këtë dokument noterial, i biri i Qerimit dhe Hamides, i datëlindjes 69, pronar i kompanisë Ferar, ka bërë prej kohësh kërkesën për të hapur universitetin privat Future University of Tirana. Partner akademik për këtë universitet, është një shkollë greko-qipriote, që sipas dokumentacionit të paraqitur e sipas ligjeve të vendit rezulton shkollë e mesme. Nuk po ndalem në përmbushjen e standardeve të kërkesës së Arian Çukës, por në faktin tjetër që ky zotëri është edhe një prej pronarëve të një gazete, të cilën ka 10 ditë që e përdor si kobure kërcënuese për të nxjerrë me dhunë licensën. Siç e shikoni, në faqen e parë të kësaj gazete, emri im përmendet në kuadrin e shpifjeve dhe kërcënimeve mbi tre-katër herë. Ky është një rast shantazhi, një tentativë për të nxjerrë favore të pamerituara përmes kërcënimit të ofiqarëve publikë. Një person i pasuruar rishtas dhe në mënyrë të paqartë, arrogant tipik, blen një gazetë dhe e përdor për të nxjerrë me dhunë licensën e një shkolle, pastaj të një universiteti, pastaj të një banke, pastaj për të marrë një tender pa garë, pastaj për të marrë ndonjë copë shteti e kështu me radhë. Në këto 15 vjet aktivitet politik kam duruar e kapërcyer goditje më serioze dhe besoj se mund t'i përballoj çukitjet e këtij lloji. Si ministër, përgjigja ime për çukizmin është se, jo vetëm për shkak të dosjes, por edhe për shantazhin, kërkesa per universitet privat merr përgjigje negative .Si deputet e qytetar mendoj se nuk mund e nuk duhet të injorohet por duhet të luftohet çukizmi, nuk duhet të bëjmë sikur nuk dimë çfarë po ndodh; çukizmi përbën një kërcënim për shtetin ligjor; çukizimi përbën një kërcënim për interesin publik; çukizmi është diçka që duhet ndalur, sepse në të shkuarën kanë qenë jo të pakta rastet ku përmes shantazhesh të tilla, ofiqarë të dobët ose të papërkrahur kanë çeduar dhe kanë dhënë koncesione të padrejta; çukistët nuk mund të lihen të qetë nga prokuroria apo të kenë akses të njëjtë me biznesmenët e ndershëm në prokurimet publike; çukizimi duhet luftuar nga gjithë maxhoranca, opozita, presidenti, OJF-të e dobishme dhe nga vetë gazetarët.Unë shpreh mirëkuptim, por mendoj që edhe ju duhet të solidarizoheni me personelin e gazetës Standard, duke filluar nga miku im Sami Neza, të cilët e ndjejnë veten kokëulur dhe të keqpërdorur në zanatin e tyre.

   ************************************* 
Reagimi i botuesit Arjan Çukaj
Asnjë ryshfet për pollizmin

I nderuar z. Pollo! Dy ditë më parë keni bërë një denoncim publik ndaj sipërmarrjes sime, dhe ndaj meje personalisht. Nuk u çudita aspak. Doli ajo që shumë vetë mendojnë rreth teje, se ke qejf të shmangësh substancën e problemit dhe të merresh me gjëra që nuk të përkasin, si fyerja e personalitetit të një biznesmeni dhe botuesi, gjëra që të argëtojnë.
Argëtimi yt i pafre ka nisur herët në fakt, dhe po del se po shkon shumë larg. Ju jeni i pakontrollueshëm në dafrungën tuaj në drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Keni thënë në denoncimin tuaj se unë ju bëj shantazh. Nëse konsideroni se insistimi im prej dy vjetësh për të sjellë një filial të një universiteti prestigjioz në Tiranë, (me eksperiencë 40-vjeçare, dhe i përgëzuar nga Komisioni i Vlerësimit në ministrinë tuaj) kundrejt të gjitha rregullave, me një investim prej disa milionë eurosh, është shantazh, atëherë po jam duke shantazhuar. Nëse mendoni se futja e një emri të tillë, e një katedre të tillë në Shqipëri, prish rehatinë e universiteteve që keni krijuar ju dhe që i mëkoni vazhdimisht, atëherë po, jam duke bërë shantazh.Shantazhi që po bëj është se po kërkoj që konform ligjeve dhe politikave të qeverisë Berisha për liberalizimin e tregut universitar, të hap filialin e një emri të njohur në botën akademike të Evropës. Po qe se ky është një sakrilegj, meritoj të digjem në turrën e licencave të zotit Pollo. Gazeta ku unë jam botues, Standard, vazhdimisht ka denoncuar disa fakte drithëruese që kanë të bëjnë me politika të mbrapshta që ju aplikoni si ministër. Jam i kënaqur që stafi i gazetës, i ka shërbyer publikut dhe interesave të tij, si dhe që ka nxitur reagimin tuaj pas një periudhe të gjatë shurdhërie. Por sigurisht jam i zhgënjyer me mënyrën se si ju reaguat. Ju, zoti ministër i lapsuseve nuk keni shmangur dot një gënjeshtër të madhe, kur thoni që ky institucion është shkollë e mesme. Përveç shumë dokumenteve mjafton të klikoni në ëeb-in e universitetit për të kuptuar ndryshe dhe krejt ndryshe nga deklarata që ju bëtë për shtyp.
Ju abuzoni me mbiemrin tim, duke tentuar të përgjithësoni rastin me atë që e quani çukizmi. Sipas jush, një fenomen negativ që kërkon të përfitojë duke goditur me media. Dua tju siguroj ju dhe publikun, se nëse ka një gjë të dëmshme në shoqërinë tonë sot, nuk janë aspak mediat. Por mënyra se si ju zoti ministër qeverisni. Ose thënë në gjuhën tuaj, pollizmi. Pollizmi zotëri është i dëmshëm, pasi i trajton licencat si një atribut që ta ka dhënë Zoti, dhe se bën me to çfarë të duash. Shpërblen klientelën, ata që të rrahin shpatullat, ose ata që kontribuojnë që cilësia jote e jetës të vazhdojë të jetë e lartë, edhe pasi të mos jeni më ministër, dhe nga ana tjetër përdhunon punën, djersën dhe përpjekjen e atyre që nuk janë miqtë dhe oborri juaj, por që çuditërisht plotësojnë standardet evropiane dhe janë ambicioze. Pollizmi zotëri është e keqja e këtij vendi, pasi që trajton si të njerkës ata që nuk preferojnë tu nënshtrohen rr

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›