E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta shkodranëve: Votoni LSI, që Shqipërinë të mos e rrjepin Fazlliçët dhe Kokëdhimat

Në tubimin e madh të zhvilluar nga LSI në teatrin Migjeni kanë qenë mbi 600 simpatizantë dhe anëtarë të të gjitha moshave të kësaj force politike dhe disa qindra të tjerë kanë qëndruar edhe jashtë institucionit më të rëndësishëm kulturor të veriut të Shqipërisë. Takimin e LSI së Shkodrës në prezencën e kreut të saj, Ilir Meta e kanë përshëndetur anëtari i Kryesisë së saj, Ylljon Hasanaj dhe Nënkryetari i LSI- së Sokol Axhemi. Por takimin e ka përshëndetur edhe Gëzim Podgorica si përfaqësues i PSV 91 e cila në Shkodër u shpall aleate e LSI dhe koalicionit të ri të majtë në Shqipëri. Në këtë tubim ka përshëndetur edhe analisti Artur Zheji, që i ka bërë thirrje patriotizmit shkodran për të larguar klikat e vjetra në pushtet. Pastaj fjalën e mori vetë Meta, i cili u kujtoi shkodranëve përpjekjet e tij për të qenë i pranishëm në Shkodër edhe gjatë qeverisjes së socialistëve dhe sidomos të investimeve, të cilat ai si Kryeministër ka sjellë në qytetin më të madhe verior si rrugën Lezhë Shkodër atë të Velipojës dhe Muriqanit, por edhe spitalin rajonal dhe hapjen e konsullatës italiane në qytet. Meta ka thënë se arsyeja që nuk hetohet tragjedia e Karaburunit është se nuk del përgjegjësia e Gërdecit dhe patjetër ka përmendur rrahjen e shpatullave të Berishës nga Rama. Kjo është arsyeja që në Shqipëri nuk ka ligj dhe nuk ka kushtetutë, e cila është hedhur për tre orë në koshin e plehrave që kanë bërë Berisha dhe Rama në natën e errët të 21 prillit. Meta ju ka bërë thirrje të pranishmëve të mos lejojnë më rrotacion pushteti brenda kastës dhe rrotacion pushteti duke mbuluar përgjegjësinë e viktimave të secilës palë duke pasur parasysh si PD dhe PS. Ai u ka bërë thirrje shkodranëve që të votojnë LSI që me këtë mënyrë Shqipërinë të mos e rrjepin as Fazlliçët e Berishës dhe as Kokëdhimat e Edi Ramës. Për socialistët, Meta tha se ata nuk kanë hallin e korrupsionit të rrugës Durrës Kukës, sepse po ta kishin këtë hall do të kishin dhënë firmat për ta hetuar në parlament tragjedinë e Gërdecit, sepse ai është kurrupsioni më i madh i Sali Berishës. Më tej Meta është shprehur se rrugën e Kosovës e ka nisur pikërisht e majta në Shqipëri ashtu sikundër mbajti 1 milion kosovarë në luftë. Ai ka kritikuar edhe ambiciet e Uruçit, e cila dikur ka denoncuar Ramën për vjedhje, kur ishte ministre e kulturës dhe që sipas Metës, në Shkodër ajo kishte mbyllur dyert e LSI për të rinjtë dhe frymën e re. "Ne nuk mbrojtëm perversitetin e Ramës lakuriq në 2007- tën, por nuk donim që Berisha të fitonte bashkinë e Tiranës. Ai kujton se do të blejë LSI- në me lejet e ndërtimit dhe ato 15 milion që nuk deklaron", ka thënë Meta duke e quajtur mjeran që nuk ka kuptuar asgjë nga politika si dhe nga shpirti dhe dinjiteti i popullit i Shkodrës dhe i të gjithë Shqipërisë.

***************************************************
Shkodër: LSI prezanton dy kandidaturat për deputetë

Kreu i LSI, Ilir Meta prezantoi dje dy kandidaturat për deputetë në qytetin e Shkodrës, Sokol Axhemi dhe kampionin e mundjes, Seit Fishta, në një takim të zhvilluar në Teatrin "Migjeni", me ftesë të Lëvizjes Rinore për Integrim të degës së këtij qyteti.
Kryetari i LSI, Ilir Meta, premtoi me këtë rast se me ardhjen në pushtet të LSI, do të ketë dhe më tepër investime. Ai u ndal disa herë në figurën e kryetarit të PS, Edi Rama, për të cilin tha se ishte meritë e qeverisë së tij që e  futën në qeveri, dhe i dhanë mbështetjen e duhur për tu bërë kryetar bashkie. Sipas kryetarit të LSI, tani Rama e ka kthyer pushtetin e tij në përfitime lejesh ndërtimi, dhe se po me ato leje ndërtimi po përpiqet të joshë dhe të mashtrojë individë të caktuar duke i kërkuar të largohen nga LSI. Meta bëri publike, më pas dy kandidaturat për deputet në krye të listës në qytetin e Shkodrës, Sokol Axhemi dhe kampionin e mundjes, Seit Fishta.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›