Meta: Qeveria të hetojë mbi faktet e reja dhe të zbardhë tragjedinë e Karaburunit
Meta viziton ambientet ku zhvillohet greva e urisë nga familjarët e viktimave të 9 janarit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i shoqëruar nga Nënkryetari Sokol Axhemi, vizitoi dje ambientet ku zhvillohet greva e urisë nga familjaret e personave te zhdukur në tragjedinë e 9 janarit 2004 , pasi ata kërkojnë zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie dhe gjetjen e trupave të fëmijëve të tyre të zhdukur. Meta u shprehu solidaritet të plotë familjarëve të ngujuar, duke thënë se këta njerëz nuk duhet të vdesin, por ata kërkojnë drejtësi, për zbardhjen e kësaj tragjedie. "Jam shumë i pikëlluar për këtë situatë të paprecedent që kam parë sot këtu në këtë dhomë ngujimi të familjarëve të viktimave të Karaburunit të 9 janarit", u shpreh Meta duke e cilësuar një grevë unikale në Botë, që tre grevistë bëjnë grevë urie me tre arkivole ngjitur. "Pasi kanë 5 vjet që i kërkojnë Presidentëve të Republikës, që i kërkojnë Prokurorëve të Republikës, që i kërkojnë ministrave të drejtësisë, kryetarëve të Parlamentit që të hetohet çështja, dhe të nxirret përgjegjësia që ata banditë në pushtet që i lanë me ndërgjegje për orë të tëra ata shqiptarë që të vdesin nga të ftohtit në Karaburun, të shkojë para drejtësisë dhe para gjyqit, shtoi Meta, sipas të cilit është kriminale që këta njerëz nuk ka ardhur që ti shikojë njëri. Ndaj ai kërkoi nga Presidenti i Republikës të dërgojë dikë dhe të bisedojë me familjarët e ngujuar, në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë tragjedi e paparë në raste se do të dalim në Botë që grevistët vdesin dhe hyjnë në arkivole sepse kërkojnë vetëm të zbatohet ligji. Menjëherë shteti duhet të negociojë me grevistët dhe të fillojë sa më shpejt hetimi për zbardhjen e kësaj tragjedie, sepse sikurse tha Meta, këta nuk kërkojnë as rritje page, nuk kërkojnë as ndonjë status, as dekorata, as pishtar demokracie, këta kërkojnë vetëm drejtësi dhe zbatimin e ligjit për njerëzit e tyre që i vrau politika. Ndër të tjera Meta shprehu keqardhje për z. Dokle që në vend të vejë dhe të vizitojë të ngujuarit, shprehet në media se politika e re do të fitojë më 28 qershor. Sot nëpërmjet medias jam informuar që Kryeministri i asaj nate, Dokle, se tjetri nuk ishte në Shqipëri, fliste për fitoren e politikës së re më 28 qershor dhe nuk vjen këtu për tju vizituar ju. Ndaj unë do ti them atij, si nuk të vjen turp që nuk ke ardhur ti takosh këta njerëz se po bën 6 vjet që ka ndodhur kjo tragjedi dhe që nuk u ke ardhur për ngushëllim këtyre njerëzve, u shpreh Meta. Sipas tij, Dokle që nuk bëri asgjë atë natë kur e mori vesh e gjithë Shqipëri që gomonet ishin në det, por edhe sot pas gjashtë vjetësh nuk ke kurajën që të takosh dhe të bëhet zbardhja e kësaj tragjedie. Ndaj tha Meta, Dokle të ketë kurajo të paktën të largohet nga politika sepse kjo që po ndodh në Shqipëri është e tmerrshme, sepse ndodh tragjedia e Karaburunit e ngre zërin Berisha dhe pasi vjen në pushtet e mbyll këtë çështje, ndodh tragjedia e Gërdecit, e mbyll pala tjetër, ajo që bëri Karaburunin. Politika e re tha Meta, nuk është që të vrasësh njerëz, apo edhe ti futësh ata në grevë uroje vetëm se kërkojnë drejtësi. Prandaj do ti ftojë të gjithë shqiptarët që më 15 Mars në sheshin Nën Tereza para zyrës së Sali Berishës të bashkohen me thirrjen Berisha IK sepse ai që qau me lot krokodili atë natë në parlament, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje këtyre njerëzve. Por jo vetëm kaq theksoi Meta, por do të themi ik dhe ti Namik, sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për Namik-Politikë, sepse politikë e re nuk mund të jetë kjo që ti lëmë njerëzit të vdesin sepse kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit. Ndaj këta njerëz duhet të kenë moral që të ikin nga politika në mënyrë vullnetare, sepse nëse nuk e kanë këtë moral do i heqin shqiptarët me votë demokratike më 28 qershor, tha ai. Gjithashtu Meta shprehu shqetësimin e tij për vendimin ekstrem që kanë marr familjarët e viktimave të tragjedisë, për ti shkuar deri në fund kësaj greve urie. Unë jam i shqetësuar shtoi Meta, sepse grevistët ishin të vendosur për ta çuar këtë grevë deri në fund, dhe ajo që ishte më e rënda, dhe që unë jam i pa pajtuar me ta, është vendimi i tyre për ti dhënë fund jetës duke pasur parasysh edhe simbolikën e tyre duke vendosur tre arkivole në ambientet e grevës. Në përfundim ai u shpreh se, unë do ti bëjë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Prokurores së Përgjithshme, Kryetares së Parlamentit, Avokatit të Popullit, Ministrit të Drejtësisë të veprojnë sa më shpejtë, të vijnë në dialog me këta njerëz, sepse faktet e reja kanë nevojë të vlerësohen dhe të fillojë menjëherë hetimi. Në rast se ata nuk do e bëjnë brenda pak ditës, ne do të ftojmë të gjithë shkodranët, gjithë ata shqiptar të Malësisë së Madhe dhe kudo ku janë, do të mblidhemi këtu pa pushim sepse këta njerëz nuk do i lëmë të vdesin sepse kërkojnë vetëm drejtësi. Menjëherë pasi doli nga ambientet e grevës së urisë, Meta ka telefonuar Ministren e Shëndetësisë Anila Godo për ti ardhur në ndihmë të ngujuarve për ndihmë mjekësore.
Last Updated on Tuesday, 03 March 2009 23:18