Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Vendimi u dha në gjykatën penale të Tiranës pasi gjykata e Beratit kishte shpallur mos kompetencën.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani është pezulluar nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit.
Sulejmani akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës: dhe vendimi për pezullimin e ushtrimit të detyrës u mor nga tërësia e akteve deri në këtë fazë të hetimit.
/rtsh.al/