E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinovimi ende larg, Vinicius kërkon rrogën e Kristiano Ronaldos

Nga Brazili nuk vijnë lajme pozitive sa i përket rinovimit të Vinicius Zhunior. Edhe pse në Spanjë thonë se Reali i Madridit ka bindur sulmuesin të rinovojë, nga Brazili tregojnë tjetër histori. Sulmuesi ka refuzuar edhe ofertën e dytë dhe Reali i ka kërkuar menaxherit të tij që të shkruajë vetë shifrën e kërkuar.

Sipas asaj që është kuptuar Vinicius kërkon të bëhet njëri prej lojtarëve më të paguar në historinë e skuadrës spanjolle pasi ka kërkuar pagën që përfitonte Kristiano Ronaldo pra rreth 25 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›