E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 2.2 kg marijuane operacion policor ne Libohove

Policia e qarkut të Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 2 kg e 200 gram lëndë narkotike të llojit marijuanë, si edhe ka prangosur shtetasin Tafil Hido.

Operacioni i policisë në kuadër të luftës kunder drogës, është zhvilluar në qytetin e Libohovës.

Droga e sekuestruar ishte fshehur në kasollen e bagëtive, dhe ishte e mbuluar nga disa dru dhe thasë plasmasi.

I arrestuari Hido, ka qenë edhe me precedent të mëparshëm penal për “Mbajte të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ndërkohë që pas arrestimit, ndaj tij rëndon edhe akuza për posedim të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›