E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës zgjat me 3 muaj, afatet e paraburgimit për Agim Llupon

TIRANE - Gjykata e Tiranës zgjat me 3 muaj afatet e paraburgimit për gardistin Agim Llupo duke marrë kështu parasysh kërkesën e prokurorisë për zgjatjen edhe me tre muaj të afateve të paraburgimit për gardistin.

Sipas gjykata afatet e paraburgimit për gardistin Llupo janë shtyrë deri në 8 maj të 2012. Agim Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit në ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

KERKESA E LLUPOS, SHQYRTOHET NE 10 SHKURT
Po sot Gjykata e Tiranës shtyhu për në datën 10 shkurt seancën për shqyrtimin e kërkesës së gardistit Agim Llupo, i cili kërkon lirimin me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Shtyrja e seancës u bë për shkak të mosparaqitjes së avokatit të ri të Llupos, Gëzim Veleshnja, i cili nuk ka pranuar të bëjë mbrotjjen e gardistit, i vetmi që ndodhet prapa hekurave për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Ziver Veizi.

Mëngjesin e djeshëm u zhvillua një seancë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit për Llupon, ku ishte i pranishëm dhe vetë i pandehuri. Ky i fundit kishte zgjedhur avokat Gëzim Veleshnjan, pas dorëheqjes së Genci Gjokutajt, i cili kishte marrë në mbrojtje ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj.

GJYKATA CAKTON VJOLLCA PUSTINEN PËR MBROJTJEN E LLUPOS
Ndërkohë Gjykata e Tiranës caktoi për mbrojtjen e Agim Llupos avokaten Vjollca Pustina, ndërsa nisi ta shqyrtojë sot në orën 14:00 kërkesën e prokurorisë për zgjatjen edhe me tre muaj të afateve të paraburgimit për gardistin.  Sipas prokurorisë, çështja është komplekse dhe ekspertiza e FBI-së ka mbërritur me vonesë.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›