Maqedoni, mediat: Po krijohet një parti e re shqiptare
SHKUP-Mediat maqedonase kanë bërë të ditur sot lidhur me formimin e një subjekti të shqiptar në Maqedoni.
E përditshmja maqedonase “Dnevnik” ka shkruar se partia e re do të formohej nga dy biznesmenët e mirënjohur, Shefki Idrizi pronar i “Renova” dhe Lazim Destani pronar i kompanisë ndërkombëtare “Ecolog”. Të dy biznesmenët me kompanitë e tyre në Tetovë deri tani kanë arritur rezultate të mira në biznesin e tyre, derisa deri tani nuk kanë shfaqur asnjë preferencë për angazhim politik.
Burime për gazetën maqedonase kanë theksuar se dalja e tyre bëhet në kohën kur partitë politike kanë nisur përgatitjet, ndërsa dy biznesmenët në rast se dalin me partinë e tyre do të mund të rrënojnë fuqinë dhe të tërheqin elektoratin e dy partive më të mëdha PDSH dhe BDI në Tetovë dhe në komunat e tjera.
Por, nga ana tjetër përfaqësuesit për shtyp të dy kompanive i kanë quajtur spekulime dhe gënjeshtra informacionet nga mediat maqedonase.
(d.b/INA/BalkanWeb)