E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau shokun, policia liron te miturin

Lac- Policia e Kurbinit liron te miturin qe vrau aksidentalisht pas lojes me armen pistolete shokun e tij te ngushte. Sh. Qerim Brahja, ka lene komisariatin diten e djeshme per te shkuar tek te afermit e tij, nen mbikeqyrjen e policise dhe ne pritje te marrjes se vendimit nga ana e gjykates se te miturve ne Tirane. Burime zyrtare te policise se Kurbinit bejne te ditur se ka qene prokurori i ceshtjes qe ka urdheruar lirimin nga komisariati i Kurbinit te 13-vjecari Brahja, pasi edhe gjendja e tij psikologjike ishte e renduar. Mesohet se diten do te pritet vendimi i gjykates se te miturve ne Tirane per fatin e te miturit te akuzuar per vrasjen e Emanuel Shllakut ne Milot. Aktualisht, sipas ligjit, Brahja duhet te dergohet ne nje shkolle riedukimi, pasi Kodi Penal e perjashton nga denimet e tjera per shkak te moshes. Ngjarja ndodhi mbremjen e se premtes ne Milot, kur nje grup shokesh ndersa shkonin ne nje dasme qe behej ne lagje, duke luajtur me armen pistolete kane vrare te miturin Emanuel Shllaku ne pakujdesi. Policia tha se ende nuk eshte gjetur arma e krimit dhe se hetimet kryhen nga prokuroria. I dyshuari eshte shprehur se ngjarja ka qene aksidentale dhe se armen e kishte gjetur ne nje kosh mbeturinash.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›