E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e kishte dënuar me 3 muaj burg, arrestohet adoleshenti



Tiranë - Shërbimet e Kontroll - Territorit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve dhe Speciale Kërkimit realizuan kapjen e të kërkuarit Lavdërim Koçeku, 18 - vjeç. I kërkuari u kap në afërsi të mbikalimit të Kamzës, sepse ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 7 korrik 2007 si dhe me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit i datës 11 Prill 2008, e ka dënuar me 3 - muaj burg.

Pranga 21-vjeçarit, iu kap në xhep canabis sattiva

Tiranë – Policia arreston në flagrancë me një qese, ku brenda saj dyshohet të ketë lëndë narkotike canabis sattiva, Edi Jorgo, 21 - vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në afërsi të rrugës “Gjeneral Nikos” në kryeqytet. U kryen veprimet procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar narkotike prej 3.1 gram, e llojit canabis sattiva me ambalazh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Mbajtjes së lëndëve narkotike”.

Ndalohet pas pesë muajsh, plagosi me dashje një shtetas

Tiranë – Kishte plagosur pesë muaj më parë një shtetas, policia e ka arrestuar dje. Burimet thanë se Emiljano Tema, 22 - vjeç, banues në Shijak Durrës, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” ishte në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e akuzon atë se është autor i plagosjes së rëndë me dashje të shtetasit Rifat Xhili, 34 - vjeç, ngjarje e ndodhur me datë 15 Mars 2008, në fshatin Ndroq në Tiranë. U ekzekutua urdhri i ndalimit të Prokurorisë për veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” si dhe të “Prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike”.

Hetohet në liri 54 –vjeçari, shqetësonte në telefon një grua

DURRËS – Një 54 vjeçar do të hetohet nga Prokuroria pasi dyshohet se shqetësonte në telefon një grua. Burimet policore thanë për gazetën se dy ditë më parë filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Luan Kacani, 54-vjeç, lindur e banues në lagjen Nr. 12 Durrës. Procedimi penal ndaj tij filloi pas dyshimit se ky shtetas në vazhdimësi ka shqetësuar me anë të telefonit e fyer shtetasen Sh. B., 34-vjeç. Materialet për veprën penale të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe fyerjes iu kaluan për ndjekje Prokurorisë se Rrethit Durrës.

Tentoi të vjedhë autoveturën, arrestohet në flagrancë

Tiranë – Tentuan të vjedhin një automjet , por policia i ka arrestuar në flagrancë. Burime nga uniformat blu thanë për gazetën se është mundësuar kapja e një personi që tentoi të vjedhë një automjet. Shërbimet e Kontroll - Territorit të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë kanë marrë masën e arrestit në flagrancë për Hysen Kanushin, 31 - vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 00:10, u kap në flagrancë në rrugën “Çerçiz Topulli”, duke tentuar të vjedhë automjetin tip “Lançia”, ngjyrë e verdhë, me targa TR 4574 H, në pronësi të një shtetasi. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “Vjedhjes” së mbetur në tentativë.

11 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›