E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, letër Tadiçit: “SHBA-të dhe Serbia, aleate si dikur”



Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Barak Obama, disa ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Boris Tadiç dhe kryeministrit të porsazgjedhur, Mirko Cvetkoviç, me rastin e formimit të qeverisë së re në Beograd. Në këtë letër Obama e ka konsideruar Serbinë si partnere dhe aleate të denjë të së shkuarës. Ai ka shprehur respektin dhe dëshirën për rikthimin e vlerave të përbashkëta të cilat kanë shërbyer më parë. “Administrata ime pret të shohë tek Beogradi një partner të aftë me të cilin së bashku të kultivojmë marrëdhëniet tona”, - është shprehur Obama duke mbyllur letrën e tij. Obama është shprehur se “si President do të punoj me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe lokalë në Kosovë për të realizuar të gjithë gamën e mbrojtjeve për serbët atje, duke përfshirë shtimin e kompetencave për bashkitë serbe, veprimtari dhe akses të lirë e të pashqetësuar për Kishën Ortodokse Serbe, dhe të drejtën e kthimit bashkë me rikthimin e pronës për të gjithë refugjatët dhe të shpërngulurit”. Obama në letrën e tij nuk ka harruar të nënvizojë se “serbët kanë kaluar nëpër disa kapituj të dhimbshëm përgjatë historisë së tyre të gjatë dhe krenare. Qytetarët e Serbisë janë të etur për progres, zhvillim demokratik dhe rritje ekonomike”. Një pikëpamje e tillë është krejtësisht e ndryshme nga pikëpamja që kanë sot shumica e vendeve të rajonit të Ballkanit sa i takon ndikimit negativ, dramat e pafundme njerëzore dhe regresin që kanë provokuar politikat e ndjekura nga Serbia në Ballkan.

11 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›