E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Shëndetësisë: ”Mbështes çdo hetim ndaj mjekëve që abuzojnë”



Ministria e Shëndetësisë do të marrë masa ndaj mjekëve që shkelin rregulloren. Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, deklaroi se do të mbështesë çdo hetim ndaj mjekëve që kanë shkelur rregulloren e ministrisë dhe kanë abuzuar me pacientët. Ndoka reagon për herë të parë pas arrestimit të mjekut urolog, Kastriot Dautaj, në ambientet e QSUT-së, duke marrë para për kryerjen e një operacionit. Kreu i shëndetësisë u shpreh se do të mbështesë çdo lloj hetimi, ndaj mjekëve të akuzuar. Ndërkohë që, ditët e fundit tre salla operacioni në pavijonin e Kardio-kirugjisë janë mbyllur për shkak të një infeksioni me bakterin e Stafilokokut. Specilaistët e shëndetësisë, nuk mohojnë faktin e ekzistencës së këtyre infeksioneve, por problemi sipas tyre, qendron në mirëmenaxhimin e detyrave që kanë spitalet, për të mbajtur një higjienë të paster. Kreu i shëndetësisë, Nard Ndoka ka kërkuar nga drejtuesit e spitaleve, që të bashkëpunojnë me autoritetet për të mos lejuar abuzimet me pacientët dhe për të treguar me tepër kujdes ndaj përhapjes së infeksioneve. Ndoka është shprehur i sigurt se në asnjë rast të tillë nuk do të ketë tolerime ndaj bluzave të bardha. Kjo është hera e parë që në pranga bie një mjek me titullin Profesor, Doktor, siç ishte rasti i Mjekut Dautaj. Por, masat janë marrë edhe ndaj mjekut Refatllari, i cili mendohet se ka pasur mungesë profesionalizmi në operacionin që ka kryer në bajame ndaj vajzës nga Maliqi i Korçës, e cila humbi jetën dy muaj më parë. Prindërit kanë bërë denoncimin pranë dhe kanë akuzuar mjekun si shkaktarin e vdekjes së vajzës, kundrejt marrjes së rrushfetit. Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet, ku mjekët abuzojnë me ta. Për këtë arsye, është vënë në dispozicion një numër telefonik për çdo rast denoncimi nga ana e qytetarëve.

ISHP: “Analizat e sallave të operacioneve, ndotje bakteriale të lartë”

ISHP-ja publikon analizat e sallave të operacioneve në Pavijonin e Kardio-kirurgjisë. Nga të dhënat, rezulton se ndtoja nga bakteri i Stafilokokut është ende prezent në këto salla dhe është e vështirë zhdukja përfundimtare e tij. Tashmë është bërë dezinfektimi i të gjitha sallave të operacioneve dhe pritet që të përfundojë faza e largimit të pacientëve dhe e ndotjes bakteriale. Një gjë e tillë është bërë problem në të gjitha spitalet e rretheve. Nga inspektimet e kryera nga ISHP-të e rretheve ka rezultuar se ndotja bakteriale është prezente në shumicën e spitaleve të rretheve. Ndotja nga bakteri “Stafilokok” është evidentuar edhe në katër qendra spitalore të tjera në vend. Duket se infeksioni nuk mbeti vetëm në QSUT, por tashmë ai është evident edhe në Spitalin e Shkodrës, Kukësit, Vlorës dhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë që shkaqet e përhapjes së bakterit janë kushtet e higjienës pas kryerjes së operacionit në salla. Pas çdo operacioni bëhet dezinfektimi total i sallës dhe mjeteve që është kryer ndërhyrja. Mjekët bëjnë të ditur se bakteri gjendet gjithmonë në sallat e operacioneve, por ai duhet të mbahet në doza mjaft të vogla deri në zhdukje. Ndërsa në rastet e shfaqjes së tij, duket se dezinfektimi i ambienteve nuk është kryer në përmasat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e pacientëve.

11 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›