Pishinat, vatra e “nxehtë” e infeksioneve për qytetarët
Emanuela Sako
Pishinat janë bërë vatra e “nxehtë” e marrjes së infeksioneve. Specialistët theksojnë se kjo vjen për arsye të ndryshme, që tregon moskujdesjen ndaj qytetarëve. Problemet e shfaqura kohët e fundit në ratin e plazhit, vijnë nga uji i ndotur i disa pishinave dhe në raste të kundërta vijnë nga klorinimi i tepërt i ujit. Shumica e pushuesve në vend preferojnë pishinat. Kjo vjen për shkak të largësisë së kryeqytetit me detin dhe të kostos së ulët të rrugës që kanë pishinat. Kështu, shumica e familjarëve i drejtohen plazhit në pishina bashkë me fëmijët e tyre. Por dyndja e madhe e personave që futen për t’u larë në pishinë, ndotin ujin. Kjo, pasi uji i pishinave nuk riciklohet për ta bërë më të pastër atë, siç ndodh procesi i pastrimit me ujin e detit. Në këtë mënyrë, dyndja e madhe e njerzve në pishinë dhe shtimi i papastërtive bëhen shkak për përhapjen e një numëri të madh infeksionesh. Nga papastërtitë e mëdha, rreth 50 pacientë përfundojnë në spital nga shqetësimet që shkaktohen nga uji i ndotur.
Infeksionet
Specialistët e pohojnë faktin se uji i pishinave është i ndotur dhe shfaq rrezik tek të gjithë pushuesit. Kjo nuk përjashton të rinjtë nga fëmijët dhe pleqtë. Infeksionet më të mëdha shfaqen në lëkurë, prandaj dhe mjekët bëjnë apel që nëse pushuesit vënë re simptomat e para në lëkurë, të drejtohen në klinika. Një problem tjetër është edhe shfaqja infeksioneve të ndryshme në sy. Simptomat e para që vihen re në përhapjen e infeksionit të syve, janë skuqja, krruatja e fortë, turbullime në shikim etj. Mjekët rekomandojnë që qyetarët, duhet të kujdesen për veten e tyre, duke mbajtur higjienë të pastër. Sipas mjekëve, duhet të përdoret fshirja e fytyrës me peshqirë të pastër pas çdo zhytje në ujin e pishinës. Njëkohësisht, pas daljes nga uji duhet të bëhet shpëlarja e menjëhershme e trupit me ujë të pastër.
Pushuesit
Për arsye të largësisë së detit nga kryeqyteti dhe të kostos që ka lëvizja nga një qytet në tjetrin, pushuesit zgjedhin pishinat për të shmangur vapën e madhe dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit. Për këtë arsye, ata janë koshientë për problemet që shkaktohen nga larja në ujin e pishinave, por e shohin të domosdoshme freskinë me anë të ujit, qoftë dhe i ndotur apo shkaktar për një sërë problemesh shëndetësore.
Ndoka, takim me drejtorët e ISHP-ve dhe të Spitaleve Rajonale në analizën 6 mujore
Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, në mbyllje të 6 mujorit të parë të vitit 2008, zhvilloi një takim me drejtorët e ISHP-ve dhe spitaleve të rretheve. Në këtë takim është trajtuar problematika që kanë spitalet e rretheve, si dhe është kërkuar që të bëhet privazitimi i shërbimeve ndihmëse, që sipas Ministrit është rruga më e mirë e garantimit të standardeve të cilësisë. Ministri theksoi se shëndetësia dhe sistemi shëndetësor po bëhen gjithnjë e më shumë tema më e nxehtë e politikës dhe e publikut. Sipas tij, kjo gjë është në dëmin e të gjithë qytetarëve dhe të shëndetësisë, pasi spitalet nuk mund të përdoren për qëllime politike. Ndoka ka folur për reformat që janë bërë dhe do të bëhen në sistemin e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka mbështetjen e plotë të qeverisë për të ngritur spiatlin e ri në vend. Ndërsa, me investimet në spitalet e Durrësit, Korçës, Vlorës, Shkodrës etj, është rritur konkurenca brenda sistemit aktual dhe se mbi bazën e rezultateve të monitorimit, ministria do të bëjë edhe vlerësimin e nivelit të investimeve financiare. Ministri Ndoka, ju kërkoi të gjithë drejtuesve, vëmendjen maksimale dhe bashkëpunim të pandërprerë me specialistët e ISHP – së për eleminimin e problemeve të sezonit veror, si higjienës, zjarreve, situatave emergjente, fluksit të emigrantëve e turistësh, shqetësimeve rreth cilësisë së ushqimeve, ujit, etj. Në fund, Ndoka i kërkoi drejtuesve më shumë vëmendje dhe me projektet për donacione të huaja apo me donacionet që ofrohen nga shtete e organizata ndërkombëtare, por njëkohësisht ju kërkoi bashkëpunim me spitalet e tjera edhe me ndihmë personeli në rast nevojash emergjente, në ndihmë me materiale mjekimi apo medikamente të tepërta, etj. në shërbim të jetës së pacientëve.
G99 viziton QSUT-në, Erion Veliaj: situata në spitale dështim madhor i qeverisë
Përfaqësues të G99 vizituan, dje, repartin e Kardio-kirurgjisë, ku janë shprehur pacientë që vijnë në spitale nuk shërohen. Drejtuesi i kësaj partie, Erjon Veliaj, deklaroi se seria e krizave që po konsumohen në QSUT është një dëshmi e dhimbshme e dështimeve të turpshme të qeverisë. Sipas tij, kjo evidentohet nga mungesa e barnave, shpërthimi i tubacioneve në sallat e operacionit, mungesa e ujit për të cilën u ndërprenë ndërhyrjet kirurgjikale dhe tashmë sallat e infektuara me mikrobe të frikshme që rrezikojnë seriozisht jetën e shqiptarëve janë lajmet më të hidhura që marrim. Veliaj bisedoi me disa nga pacientët e shtruar në ambientet e repartit si dhe me disa nga anëtarët e stafit të cilët u ankuan për amullinë në manaxhimin e spitalit që tregohet në problemet që kishin me furnizimin me barna si dhe mbajtjen të dizinfektuar të ambienteve. Veliaj tha se është jo vetëm absurde dhe e dhimbshme por mbi të gjitha është e turpshme që një vend më një kryeministër që ka qenë mjek të ketë një situatë të tillë nëpër spitalet kryesore të vendit.
11 Korrik 2008