E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e larte: Vendimi, pesë shkeljet e Apelit me Aldo Baren

Aldo Bare në gjyq

Togat e zeza zbardhin vendimin: Dënimi me burgim të përjetshëm ishte pa shkelje ligjore. Apeli nuk duhet ta rikthente.

Apeli i Krimeve të Rënda pati hequr dënimin me burg përjetë dhe e ktheu dosjen për rigjykim nga e para.

Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Dënimi përjetë, pa shkelje ligjore.

Gjykata e Lartë zbardhi vendimin me të cilin ktheu për rigjykim në Apel kapon e bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Sipas Kolegjit Penal, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka bërë disa gabime në vendimin e saj të datës 3 tetor 2011 ndaj Aldo Bares. Apeli e prishi dënimin me burg përjetë ndaj të akuzuarit Bare dhe e ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë, mirëpo Gjykata e Lartë mendon ndryshe. Sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, Apeli i Krimeve të Rënda ka konsideruar si shkelje procedurale disa çështje që nuk kanë ndikuar në dhënien e vendimit përfundimtar mbi fajësinë e Aldo Bares. Në vendim, një kopje e plotë e të cilit u sigurua nga gazeta Panorama, Gjykata e Lartë citon praktikën e Gjykatës Kushtetuese se jo çdo shkelje e rregullave procedurale e bën procesin të parregullt në aspektin e shkeljes së të drejtave kushtetuese. Vendimi nr. 54, datë 03.10.2011 i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, që ka vendosur Prishjen e vendimit nr. 17, datë 28.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, është rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit e si i tillë duhet të prishet, thuhej në vendimin e Gjykatës së Lartë. Në vijim, Kolegji Penal radhiste mëkatet e trupës gjykuese të Apelit që shqyrtoi dosjen e Bares.

KRONOLOGJIA
Aldo Bare, i njohur edhe si Alfred Shkurti, mori dënim kapital nga Shkalla e Parë për Krimet e Rënda më 28 mars 2011. Ai akuzohej nga Prokuroria për përfshirje në ngjarje makabre kriminale të shënuara në vitet 1998-2005, që mbanin firmën e bandës së Lushnjës. Nga Shkalla e Parë, Aldo Bare u deklarua i fajshëm për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, vrasjes me paramendim, të kryera dhe në tentativë, shkatërrim të pronës me zjarr dhe krijim të organizatës kriminale. Ai u dënua me një burgim të përjetshëm, nga disa të tillë të kërkuar nga Prokuroria në fazën e konkluzioneve përfundimtare të kësaj të fundit. Ndërsa për veprat e tjera ai u dënua me një total prej 146 vjetësh heqje lirie. Në bashkim të dënimeve, përfundimisht ai u dënua me burgim të përjetshëm. Në vijim, Apeli i Krimeve të Rënda, më 3 tetor 2011 e prishi vendimin e Shkallës së Parë dhe e ktheu dosjen për rigjykim me një trupë tjetër gjyqtarësh. Sipas Apelit, gjatë gjykimit të parë ishin vërejtur shkeljet procedurale që i kishin mohuar të pandehurit Bare të drejtën për të pasur një proces të drejtë dhe të paanshëm. Sipas Apelit, momentet e shkeljeve ishin konstatuar në një seancë të zhvilluar në mungesë të të pandehurit Bare; në administrimin e disa akteve ekspertimi jashtë kushteve procedurale; në mossqarimin e pozitës së Gramoz Selmanit, si i bashkëpandehur apo dëshmitar; si edhe në pyetjen në Ambasadën Shqiptare në Athinë të tre vëllezërve të Artur Dajës. Vendimit të Apelit iu bë rekurs nga Prokuroria, si edhe nga mbrojtësi i Bares. Pasi u shqyrtuan këto rekurse, Gjykata e Lartë, më 25 janar 2012 e prishi vendimin e Apeli dhe e ktheu dosjen sërish gjykim në Apel. Në vijim zbardhet i plotë arsyetimi i Kolegjit Penal të kryesuar nga gjyqtarja Shpresa Beçaj dhe anëtarë gjyqtarët Gani Dizdari, Arjana Fullani, Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islamaj.
VENDIMI I ARSYETUAR
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se në materialet e gjykimeve rezultojnë të jenë respektuar parimet bazë të gjykimit penal, dhe nuk konstatohen shkelje që kanë të bëjnë me pavlefshmëri të procesit penal apo të akteve të rrjedhura prej tij. Rekurset e Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe të të gjykuarit Aldo Bare (Alfred Shkurti) janë paraqitur brenda afatit ligjor. Rezulton që Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë të ketë marrë në analizë dhe të ketë vlerësuar të gjitha pretendimet e ngritura gjatë gjykimeve dhe në ankim nga palët. Pretendimet e ngritura në rekurs nga i gjykuari Aldo Bare (Alfred Shkurti) në lidhje me cilësimin ligjor të akuzës, të realizuara nga Gjykata e Shkallës së Parë, nuk janë vlerësuar nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë nuk e ka shqyrtuar çështjen në themel dhe, për këtë arsye, rekursi i paraqitur nga i pandehuri Aldo Bare nuk mund të merret në shqyrtim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, sepse të gjitha pretendimet e të pandehurit, parashtruar në rekurs, kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjes në themel dhe jo në këtë fazë të gjykimit në të cilën ndodhet aktualisht. Përsa u përket pretendimeve të ngritura në rekurs nga Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, ato gjenden të bazuara në ligj dhe, si të tilla, duhen pranuar. Gjykata e Apelit, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale, të përvijuara edhe nga praktika e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e GJEDNJ, ka konsideruar elemente të procesit jo të rregullt ligjor, shkelje të tilla, të cilat nuk kanë ndikuar në realizimin e së drejtës.
MUNGESA E BARES
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vlerësuar në mënyrë jo të drejtë faktin kur arsyeton se mospjesëmarrja e të gjykuarit në seancën e datës 03.02.2010 sjell pavlefshmërinë e gjykimit.
Ky arsyetim i Gjykatës është i gabuar, përveç faktit se mungesa e të gjykuarit Bare në këtë seancë ka qenë plotësisht e vullnetshme dhe se nuk rezulton të ketë pasur ndonjë pengesë objektive (faktin e ka konfirmuar mjekja e burgut, pasi është ajo që ka bërë shënimin se i pandehuri mund të paraqitej në gjykim…), që e ka penguar atë të marrë pjesë në seancë. Por, Kolegji konstaton se kjo seancë gjyqësore i ka shërbyer marrjes së kundërshtimeve të Prokurorisë ndaj kërkesave të parashtruara nga mbrojtja në seancën paraardhëse të datës 27.01.2010. Pra, edhe sikur për një moment të analizohet se prokurori i seancës do të zgjidhte të mos parashtronte asnjë kundërshtim, kjo nuk do të thotë se mbrojtjes i është shkelur e drejta për një gjykim të rregullt pasi e drejta e parashtrimit kundërshtues i përket prokurorit dhe jo mbrojtjes apo të pandehurit, të cilët e kishin ushtruar të drejtën e tyre për të parashtruar kërkesa që në seancën e datës 27.01.2010. Ndërsa në seancën e datës 10.03.2010, kur gjykata ka dhënë vendimin e saj rreth kërkesave të të pandehurit të paraqitura, i gjykuari Bare dhe mbrojtësi i tij kanë qenë të pranishëm. Pra nuk mund të thuhet se të gjykuarit i është mohuar e drejta për akses në Gjykatë, e drejta për tu mbrojtur apo e drejta për të parashtruar kërkesa para gjykatës, edhe sikur ajo të mos ketë pasur fare mundësi të dëgjojë kundërshtimet e prokurorit rreth kërkesave që ajo i ka paraqitur gjykatës.
GRAMOZ SELMANI
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka gabuar kur ka vlerësuar si shkelje procedurale me pasojë pavlefshmërinë e vendimit të Gjykatës faktin se i pandehuri Gramoz Selmani është paralajmëruar për përgjegjësi penale për dëshmi të rreme para se ai të bënte deklarime para gjykatës.
Është e vërtetë se një paralajmërim i tillë për dëshmi të rreme nuk i bëhet të pandehurit qoftë edhe bashkë-të-pandehurit që deklaron lidhur me akuzën e një bashkë-të-pandehuri tjetër. Në Kodin e Procedurës Penale nuk parashikohet asnjë lloj pavlefshmërie rreth bërjes së paralajmërimit në rastet kur nuk kërkohet, por vetëm pavlefshmëri e mosbërjes së paralajmërimit në rastet kur kjo është e detyrueshme të kryhet, siç është

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›