Gjykata e lartë rrëzon padinë penale të Aneta Ramës
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aneta Ramës, për dëmshpërblim moral për akuzat, sipas saj, që i janë bërë nga kryeministri Berisha në sallën e Kuvendit.
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë mbledhur në seancën e djeshme, pasi dëgjoi pretendimet e avokates së nënës së Edi Ramës vendosi të shpallë moskompetencë për trajtimin e kësaj çështje duke u shprehur se kjo është një e drejtë e Gjykatës së Tiranës.
Ndërkohë Gjykata e Lartë vazhdoi dje seancën me shqyrtimin e kërkesës së palës paditëse, atë të dënimit të Berishës nën akuzën e shpifjes. Avokatët e kryeministrit Berisha kanë theksuar se është e tepërt ngritja e çështjes në një nivel të tillë dhe kërkesa për heqje të imunitetit të kryeministrit Berisha, bëhet fjalë vetëm për deklarata politike që nuk cenojnë integritetin e zonjës.
Më herët, po në seancën e djeshme Gjykata e Lartë rrëzoi një tjetër kërkesë të Aneta Ramës për thirrjen si palë në gjykim të një prokurori.