E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqim apo Mjerim Cani

Ka ikur koha kur kursi i valutës përcaktohej nga interesat e “exchange”-it të të vëllait të Shkëlqim Canit; nuk është më as koha e frazave arrogante se rolin e guvernatorit mund ta luajë edhe e ëma e tij. Porositë e Nexhmije Hoxhës po përçohen sërish tek kushëriri, por zullumi që po bën aktualisht Mjerim Cani, nuk është në sasinë që do e dëshironte nomenklatura

Një protagonist i njohur i korit të kukuvajkave të Edvinit që po sponsorizon krizërat ekonomike ku të ketë mundësi, edhe në gazeta, edhe në klube, edhe në kuzhinë e në dhomën e vet të gjumit, është Shkëlqim Cani, një ekzemplar i dështimit të menazhimit në epokën kur ishte guvernator i Bankës së Shqipërisë. Me malinjitet dhe krejt i painformuar, prej muajsh ai po drejton një fushatë që paralajmëron Shqipërinë për katastrofa pas katastrofash ekonomike, por të cilat ende s’po ndodhin... Por Shkëlqim Cani nuk lodhet e as mërzitet. Edhe pas denoncimit të djeshëm publik të kryeministrit Sali Berisha, i cili e denoncoi për sharlatanizëm e papërgjegjshmëri, ai doli sërish në media për të thënë se kiameti për Shqipërinë do të ndodhte herët a vonë.
Cani këmbëngul në mënyrë donkishoteske që të dëgjohet në oborrin e Edi Ramës dhe në qarqet mediatike, edhe pse Edvini ia hodhi paq e s’e vendosi në listën e vet të deputetëve ylberistë, edhe pse ai tashmë e ka kuptuar se kursi i valutës s’mund të komandohet më sipas interesave të të vëllait, i cili prej vitesh kishte hapur exchange-in dhe e niste kursin, duke iu lutur Shkëlqimit që ta ndryshonte konjukturën valutore, sepse atij po i mbaronin myshterinjtë. Afërmendsh, Shkëlqim Cani e di se tashmë s’është më as koha kur shpallte lart e poshtë, me arrogancë, mungesë respekti, sharlatanizëm e meskinitet se siç po vinin punët, do të ishte më mirë, që në krye të bankës së Shqipërisë të vendosej e ëma e tij, pasi ajo kishte marrë disi nga përvoja e pehlivanllëqeve të të birit.
Përpjekja për të shpërndarë filozofinë e panikut është pjesë e tandemit të Nexhmije Hoxhës që na ka mbetur ende nëpër këmbë, për shkak të laksizmit të institucioneve dhe të opinionit publik, por Mjerim Cani duhet ta ketë kuptuar tashmë se koha e Zonjës së Zezë ka përfunduar dhe se s’duhet të shqetësohet shumë se pse ai s’po regjistron aq zullume të forta sa do të donte nomenklatura filoserbe e Nexhmije Hoxhës. Mjerim Cani të qetësohet dhe të përmbyllë llogaritë e pambaruara me fisin e ngushtë, rrethin e gjerë apo nomenklaturën filosllave enveriste, pasi për punë ekonomie s’e pyet njeri më (afërmendsh, edhe i vëllai s’mund të ushqejë shpresa se do vijnë sërish ditët kur komandonte kursin e valutës)...
Kujtesa e gazetës do të vazhdojë, nëse do të vijojë edhe rishfaqja e Mjerim Canit me parashikimet e veta sharlataneske ekonomike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›