Gjykata evropiane zhbllokon pasuritë e grave të terroristëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykatësit evropianë vendosën ditën e djeshme se kufizimet e pasurive të grave të terroristëve evropianë janë të jashtëligjshme. Një vendim i tillë mund të detyrojë qeveritë e BE-së që të ndryshojnë rregullat e antiterrorizmit pas një çështjeje gjyqësore të tre grave, burrat e të cilave figurojnë në listën e terroristëve të Al Kaedës, talebanëve dhe Osama bin Ladenit. Personat që kanë emrat në listën e terroristëve e hartuar nga një komitet sanksional në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i kanë pasuritë e tyre të ngrira. Bashkimi Evropian nuk lejon asnjë nga personat e listës që të marrë ndonjë qindarkë direkt apo indirekt, nëse nuk autorizohen që paratë i duan për qëllime personale. Por tre gra të burrave, emri i të cilëve ndodhet në këtë listë, e çuan problemin në gjyq pas problemeve që u kishte hapur thesari për tërheqjen e pasurive të tyre. Atyre u ishin vendosur kufizime deri në 13 euro në javë kesh për secilën prej tyre, ndërsa të gjitha shpenzimet e tjera duhet të kryheshin me kartë debiti. Gratë e terroristëve, të cilat jetojnë të tria në Britaninë e Madhe me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, duhet të dorëzojnë çdo muaj një llogari në Thesarin e vendit ku të kenë të faturuara të gjitha shpenzimet. Kjo është një sfidë për sistemin ligjor britanik që pagesat nuk duhet të jenë çështje e kushteve të tilla dhe prandaj çështja u çua në Gjykatën e Lartë, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë deklaroi ditën e djeshme: “Ngrirja e pasurisë së personave të dyshuar se kanë lidhje me Bin Ladenin, Al Kaedën apo talebanët nuk duhet të zbatohet për përfitime të veçanta sigurie sociale që u takon bashkëshorteve të tyre. Rregullorja urdhëron se ngrirja është e aplikueshme vetëm për asetet që përdoren për të mbështetur veprimtarinë terroriste”.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010