Kolegët e mi mashtruan: “Ajo nuk është Varka e Noes”
Autori i Lajmit: A.D
Një kërkues amerikan varkash ka shprehur dyshimet e tij për lajmin e kësaj jave se Varka e Noes është zbuluar në Turqinë Lindore. Një ekip kino-turk kërkuesish mbajtën një konferencë për shtyp më 25 prill në Hong-Kong ku pranuan se kishin zbuluar me 99 për qind siguri pjesë të varkës, 4800 vjet më parë, që i përkasin varkës biblike të Noes. Kërkuesit thanë se ky zbulim do të konfirmonte faktet biblike të botës së krishterë për krijimin e tokës. Kërkuesi amerikan, dr. Randall Price, një i krishterë evangjelist dhe ish-pjesëtar i ekipit kinez të kërkimit që bëri zbulimin, tha se zbulimet e fundit mund të jenë një mashtrim i radhës. “Nëse bota dëshiron të mendojë se ky është një zbulim i mrekullueshëm, atëherë le ta bëjë. Por problemi im është se ky mund të jetë një mashtrim që reflekton se sa i përhumbur mund të jetë populli kristian”. Dr. Price, i cili është gjithashtu drejtor i Qendrës së Studimeve Hebraike në universitetin konservator “Liria” ka punuar si arkeolog në ekipin kërkimor kinez kur u pretendua se ishin gjetur për herë të parë pjesë e varkës së shenjtë. Ai thotë se pretendimet janë shumë larg fakteve reale. Price nuk pranoi të mbështeste tezën e kolegëve të tij. Një email i shkruar nga vetë kërkuesi konfirmon falkitn e ai kishte arsye të besonte se kinezët kishin shfrytëzuar një grup kurdësh lokalë, të cilët kishin krijuar një strukturë me një lloj të veçantë drurësh. “Një grup punëtorësh kurdë thuhet se kanë mbjellë trarë të gjatë të marrë nga një strukturë e vjetër në një zonë në Detin e Zi (atje ku janë shkrepur fotot e para) në Ararat… Gjatë verës së vitit 2009 këta drurë u mbollën në një shpellë në këtë zonë. Ekipi kinez shkoi atje në fund të verës (isha dhe unë me ta në atë kohë dhe e dija se e gjitha kjo ishte një mashtrim). Atje pamë drurët dhe bëmë xhirimet tona”, - shkruan Price në emailin e tij e zbuluar së fundmi. Price e ka kërkuar dhe vetë Varkën e Noes. Si një pjesëtar i grupit kërkimor të Arkës së Noes ai ka shkuar në një numër të madh ekspeditash në malet Ararat. Ai ishte i vetmi kërkues që u tërhoq nga ekipi i zbulimit, pasi mësoi se e gjithë ajo që po u servirej qytetarëve ishte një truk.
Dr. John D. Morris, i cili është dhe presidenti i Institutit të Krijimit dhe Kërkimit të Dallasit dhe ka shërbyer si konsulent në ekipin kinez që prej vitit 2005, refuzoi të ishte pjesë e konferencës së mbajtur në Hong-Kong. Grupi i arkeologëve kinezë dhe turq njoftuan të hënën se ata kishin zbuluar Varkën e Noes në majën katër mijë metra të lartë të malit Ararat në Turqi. Shkencëtarët thanë se janë gjetur mbetjet e drurit dhe pas testimit me karbon është vërtetuar se mbetjet e arkës janë të vjetra rreth 4.800 vjet që përputhet me kohën e Përmbytjes së Madhe në Tokë. “Nuk mund të themi se kjo është 100 për qind Barka e Noes, por 99.99 jemi të sigurt”,- tha Yeung Ving-Cheung, regjisor nga Hong-Kongu dhe anëtar i ekipit hulumtues. “Struktura antike kishte disa ndarje me shtylla druri në të cilat me siguri gjendeshin kafshët”,- tha Ving-Cheung. Zyrtarët lokalë do të kërkojnë nga qeveria në Ankara që mali Ararat të futet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, për arsye se ai rajon është një prej vendeve ku kryhen vazhdimisht gërmime arkeologjike. Sipas Biblës, në kohën e Përmbytjes së Madhe, Zoti urdhëroi Noen të ndërtojë një varkë, në të cilën do të fuste nga dy kafshë të secilit lloj. Thuhet se pas vërshimit, uji u tërhoq, ndërsa varka u fundos. Shumica besojnë se ajo u ndal në malin Ararat për arsye se ajo është pika më e lartë në atë rajon.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2010