Gjykata familjarëve: Gjeni prova për Mediun
16/02/2010 Pala mbrojtëse është e bindur në pafajësi. Nuk ka akuzë për plagosje
Imuniteti i ish-ministrit të Mbrojtjes, palës së dëmtuar i kërkohet vërtetimi i fajësisë
TIRANË -Deri në datë 1 mars 2010, pala e të dëmtuarve akuzues duhet të grumbullojë prova, me anë të të cilave të vërtetojnë se akuza e plagosjes me dashje është kryer nga Fatmir Mediu më datë 15 mars 2008. Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjor të Mediut, aktualisht ministër i Mjedisit duhet të vërtetojnë pafajësinë e tij. Duke vënë përballë provat e grumbulluara, trupi gjykues në datën e mësipërme do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Por mbrojtja e Mediut dukej që ishte e përgatitur që dje. Ajo i tha trupit gjykues se klienti që përfaqësojnë nuk ka qenë asnjëherë i akuzuar për plagosje me dashje, por për shpërdorim detyre. Duke qenë përballë këtij fakti, mbrojtja është e mendimit se gjithçka është e mbyllur dhe se imuniteti i tij nuk mund të hiqet. Alketa Hazizaj nuk pranoi ta falë ish-ministrin. Gjykata lë detyra për palët në proces. Duhet të sigurohen prova, të cilat të vërtetojnë akuzën e plagosjes për Fatmir Mediun, të kryer sipas familjarëve më datë 15 mars 2008. Vetëm pas sigurimit të provave që vërtetojnë përfshirjen e Fatmir Mediut në tragjedi, gjykata mund të kërkojë heqjen e imunitetit të tij. Në rast të kundërt ai shkarkohet nga çdo përgjegjësi për të cilën pretendojnë palët e dëmtuara në tragjedinë e Gërdecit. Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, përballë dy të dëmtuarve akuzues, Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durda. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës. “Unë nuk e fal Fatmir Mediun”. Kjo është deklarata e bërë gjatë seancës së radhës kundër Fatmir Mediut në Gjykatën e Lartë. Kaq është dashur që trupi gjykues të caktojë detyrat për secilën nga palët në proces. Në Gjykatën e Lartë janë bashkuar të dy paditë e bëra ndaj Mediut nga të dëmtuarit akuzues. Bashkimi i tyre u krye me vendim të trupit gjykues, pasi u vërtetua se paditë kishin të njëjtin objekt. Roxhers Durda ka humbur nënën e tij në tragjedinë e Gërdecit, ndërsa Alketa Hazizaj ka marrë plagë të rënda. Ata janë shprehur se po përjetojnë ende tragjedinë.
Gjashtë dëshmitarë në pritje
Mungojnë avokatët, shtyhet “Gërdeci” për katër ditë
TIRANË- Avokatët mbrojtës janë bërë pengesë për zhvillimin e gjyqit ndaj 29 të pandehurve akuzuar për tragjedinë e 15 marsit 2008. Për dy javë rresht, avokatët nuk kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit duke detyruar trupin gjykues të ndërpres shqyrtimin për ta rifilluar ditën e premte. Avokatët që munguan nuk kishin paraqitur asnjë arsye, ndërkohë gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për ata të pandehur që ndodhen në arrest me burg. Jashtë sallës së gjyqit ishin në pritje për të dhënë dëshminë e tyre gjashtë ish-punëtor të fabrikës së vdekjes. Ata u njoftuan nëpërmjet gjykatës se duhet të kthehen pranë familjarëve për të riardhur edhe një herë me qëllim plotësimin e detyrimit ligjor për të dëshmuar. Nga ana e tyre dëshmitarët u shprehën se po bëhet e udhës shtyrja e seancave dhe përsëritja e njoftimeve për të dëshmuar. Në kafazin e hekurt ndodheshin vetëm dy të pandehur, Sokol Ngjeçi dhe Dritan Minxholli. Të pandehurit nuk patën mundësinë e dhënies së ndonjë deklarate për shkak të ndërprerjes së procesit si pasojë e mungesës së avokatëve. Ndërkohë që trupi gjykues i drejtuar nga Ridvan Hado, i tërhoqi vëmendjen avokatëve për të mos përsëritur mungesat.