E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata favorizon Rezart Taçin, refuzon te paguajë 20 milonë dollarë

Gjykatësi që gjykon çështjen e 21 Janarit lehtëson kompaninë e Rezart Taçit nga problemet me evazionin fiskal që i kanë zbuluar Tatimet.

“Shqiptarja.com” i referohet një vendimi të datës 28 qershor të këtij viti, ku gjyqtari ka vendosur shtyrjen për në sezonin e vjeshtës të çështjes gjyqësore, ku ARMO padit Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj (VIP) në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke kërkuar pezullimin e aktit administrative të kontrollit, të hartuar që në shkurt të po këtij viti nga kjo administratë

Sipas burimeve nga Tatimet, fjala është për një detyrim të pashlyer prej rreth 20 milionë dollarësh, që Rezart Taçi kërkon të mos e paguajë dhe kjo kërkesë e tij është marrë parasysh nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

Ky i fundit ka pranuar kërkesën e ndërmarrjes së përpunimit të naftës për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, si dhe, duke u nisur nga vlera e objektit të padisë, gjykimin e çështjes me trup gjykues të përbërë nga 3 anëtarë, më 23 maj. Por vendimi i Mustafës “ngrin” për shtatë muaj zbatimin e aktit të kontrollit të Tatimeve, i cili ka përcaktuar një shifër të lartë që përbën, në fakt evazion fiskal. /Shqiptarja.com

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›