Tirana dy ditë pa ujë të pijshëm, shkak punimet në rrjet

Kryeqyteti do të vuajë për dy ditë mungesën e ujit të pijshëm. Shkak për këtë, janë bërë punimet që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po kryen në HEC-in në Lanabregas.
Sipas njoftimit nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, për shkak të punimeve për të riparuar një saracineskë të presionit të lartë do të ketë ndërprerje në gjithë kryeqytetin në datat 20 dhe 21 janar nga ora 10:00 deri në orën 17:00 të pasdites.