E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata i liron, dalin grabites me arme

Lushnje- Gjykata e Lushnjes liron dy vellezerit e akuzuar per vjedhjen e nje kopeje me dele nje jave me pare, por Laboratori Kriminalistik zbulon se ata jane edhe autore te grabitjes me arme te banoreve te zones se Dushkut ne rrethin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur nje vit me pare, kur disa persona depozituan denoncim ne komisariat se u ishin marre para dhe sende personale nga dy persona te maskuar. Policia tha se Klodian dhe leopard Mollaj, 24 dhe 16-vjec, dyshohen si autore te disa grabitjeve pran autostrades Lushnje-Rrogozhine dhe gjurmet e gishterinjve dhe ekspertiza balistike e armeve rezulton e njejte me ate te ngjarjeve te nje viti me pare. Nje jave me pare dy vellezerit, se bashku me Petref Hysaj, 65 vjec, u dyshuan se ishin autoret e vjedhjes se 67 deleve, prone e Fadil N., nga Grabiani. Por Gjykata e Lushnjes i la dy te rinjte ne masen e sigurise "arrest shtepie", duke mbajtur ne qeli vetem te moshuarin. Tre dite me pare Laboratori Kriminalistik ne Tirana ka sjelle pergjigjet e ekspertizes se kryer, ndersa gjurmet e gishtave jane perputhur plotesisht me ato te dy vellezerve Mollaj. Policia tha se do te behet menjehere arrestimi i te dyshuarve per keto grabitje, ndersa jane ne kerkim te armes se krimit.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›