Stafuka: Armet nuk i kisha per trafik, mi kishte dhene nje i aferm
Tirane - Operacion "Stazhieri", Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar dje masen e sigurise arrest me burg per dy te pandehurit e akuzuar per "trafik te municioneve". Perpara gjyqtarit te gatshem Gurali Brahimllari i pandehuri Kujtim Laci nuk e ka pranuar akuzen duke refuzuar edhe te jape shpjegime. Ndersa kolegu i tij, Stafuka i ka shpjeguar gjykates se armet ja kishte marre nje mikut te tij, por nuk do t'i shiste ashtu edhe sic pretendonte akuza. Mbrojtja e te pandehurve i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute sesa ajo e kerkuar nga akuza. Nga ana tjeter organi i akuze si ka shpjeguar gjykates se te pandehurit ishin vene nen hetim prej 5 muajsh ne lidhje me trafikun qe do te kryenin. Sipas prokurorit te pandehurit tre dite me pare kane arritur te kalojne nje sasi prej 6 pistoleta te tipit Mini Zastava te cilat i kishin te fshehura ne dy automjet me te cilat ishin duke udhetuar dy te pandehurit. Sipas akuzes keta te fundit pasi i kane arritur te trafikojne armet nga Kosova per ne Shqiperi nepermjet pikes doganore te Morinit, jane nisur ne drejtim te Tiranes. Ata jane ndaluar ne "mbikalimin" e Fushe - Krujes, pas nje kontrollit te ushtuar ne makinat e tyre jane gjetur dhe sekuestruar me pas pistoletat. Prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", mase kjo e caktuar me pas nga gjykata. Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur ndaj akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" ne ngarkim te pandehurit Kujtim Laci. Ketij te fundit diten e arrestimit, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij jane gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 200 grame lende narkotike e cila dyshohet te jete e llojit heroine. Laci dyshohet se do ta shiste drogen ne tregun vendas. Dy te pandehurit Kujtim Laci dhe Afrim Stafuka akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin kane konsumuar vepren penale te "trafikut te armeve dhe municioneve" te kryera ne bashkepunim. Arrestimi i tyre u be i mundur ne saje te pergjimeve te kryera ne ngarkim te tyre. sipas hetimeve dy te pandehurit kane pasur njohje me kater te pandehurit e vene ne pranga per te njejten akuze ne saje te operacionit te koduar " Cikloni 4". Sipas hetimeve pas konstatimit te njohjeve te tyre dhe pas informacioneve te marra ne rruge operative dy te pandehurit Laci dhe Stafuka jane vene ne hetim. Pas porositjes se armeve dhe trafikimit te tyre ne vendin tone ata jane vene ne pranga. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria per Krime te Renda te pandehurit do t'i trafikon armet per ne shtetin fqinj Greqine. Mesohet se trafiku do te realizohej serish nga dy te pandehurit disa dite me pas. Gjate marrjes se tyre ne pyetje Laci nuk ka pranuar akuzat ndersa Stafuka eshte "dorezuar", duke pranuar edhe pronesine e armeve, por jo se do t'i trafikonte ato.
Redinlada Caushaj
Redinlada Caushaj