E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata i shpall te papranueshme deshmite ne procesin kunder Fatmir Limajt

Ne Prishtine nje trup gjykues i drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine i hodhi poshte te gjitha pohimet e deshmitarit kryesor ne procesin kunder deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente ish bashkeluftetareve te tij te akuzuar per krime lufte.

Trupi gjykues tha se deklaratat dhe ditaret e deshmitarit Agim Zogaj i cili qe bere i njohur si deshmitari X jane te papranueshme. Ne nje njoftim te EULEX-it thuhet se gjykatesit kane vleresuar se prokuroria nuk i ka permbushur disa standarde te caktuara procedurale. Me kete rast gjykatesi kryesues ka urdheruar lirimin e menjehershem te te akuzuarve nga paraburgimi. Ekipeve te prokurorise dhe te mbrojtjes u eshte kerkuar qe ti paraqesin deklaratat e tyre perfundimtare perpara se te nxirret aktgjykimi per kete rast. Avokati mbrojtes Tahir Rrecaj eshte i bindur se kjo shenon fundin e ketij procesi.

Jemi shume te sigurt se ai do te jete nje aktgjykim lirues sepse heqja e deklaratave te deshmitarit Agim Zogaj ditareve te tij dhe shpallja e tyre e papranueshme dhe vecimi nga shkresat e lendes nenkupton se ketu do te kete vetem nje aktgjykim lirues per te gjithe te pandehurit dhe ne asnje menyre ndonje aktgjykim tjeter tha avokati Rrecaj.

Zhvillimet e sotme ne procesin gjyqesor u pershendeten nga zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi i cili tha se kjo deshmon edhe njehere besimin ne luften e drejte te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves...

Ajo cka duhet te them ne nuk kemi pas dileme asnjehere qe lufta e Ushtrise lirimtare ka qene e drejte ka qene ne perputhje me normen nderkombetare dhe po ashtu une besoj qe vendimi per pafajesine per rastin Limaj dhe rastin Ramush Haradinaj dhe te tjereve ne raport me luften i mirepret qeveria e Kosoves. Ne jemi shume te bindur qe njerezit tone njerezit e Kosoves u jane pergjigjur drejtesise dhe une ua kam thene prokuroreve dhe po e perseris per gjithe qellimi i prokuroreve nuk eshte me fituar rastin por me fituar drejtesia tha zv/kryeministri Kuqi.

Ne veren e vitit te kaluar zoti Limaj dhe nente pjesetare te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves u akuzuan per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit te atij viti ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore. Akuza mbeshtetej kryesisht mbi deshmite e nje ish pjesetari te Ushtrise lirimtare Agim Zogaj i cili qe bere i njohur si deshmitari X deri ne muajin shtator te vitit te kaluar kur kreu vetevrasje ne Gjermani. Ai ishte derguar atje nga autoritetet e EULEX-it ne cilesine e deshmitarit te mbrojtur. Ai per nje kohe kishte mbajtur ditar ku kishte shenuar ngjarjet e perfshira ne akuze.

Mbrojtja dhe te akuzuarit vazhdimisht kishin kerkuar shpalljen e pavlefshme te deshmive te tij. Zotit Limaj ne shtator te vitit te kaluar ju hoq imuniteti si deputet per shkak te procesit gjyqesor.
Zevendeskryeministri Kuqi tha se procesi gjyqesor nuk paraqet asnje pengese per zotin Limaj qe te rikthehet ne jeten politike.

Ai per mendimin tone ka qene qe ne fillim dhe e perserisim ate i pafajshem ne raport me luften se e kemi bindjen per te gjitha rastet. E permenda se ka qene lufte e drejte clirimtare ne perputhje me normat nderkombetare. Ai e ka funksionin ende te deputetit te nenkryetarit te PDK-se dhe une besoj shume shpejt ai duhet ti bashkohet edhe partise edhe familjes shume lirshem edhe jetes politike te jap kontributin e vet. Dhe ne kete drejtim nuk e ka asnje pengese perkundrazi e ka mbeshtetjen e plote tha zv/kryeministri Kuqi.

Procesi gjyqesor qe sot shenoi kthese te madhe paraqet rastin e dyte qe deputeti Fatmir Limaj hidhet ne gjyq nen akuzat per krime lufte. Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftes si komandant eliku i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›