E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjesit greke te shendetesise nderpresin punen

Punonjesit greke te shendetesise kane nderprere punen e tyre ne spitalet shteterore ne shenje proteste ndaj masave te ashpra te qeverise dhe vonesave te pagesave te tyre.

Mjeket dhe personeli administrativ dolen jashte spitaleve per disa ore diten e sotme duke shkaktuar ngadalesimin e punes. Ata kerkonin qe qeveria ti paguaje per punen jashte orarit per te pakten 4 muajt e fundit.

Punonjesit e shendetit publik protestuan edhe ndaj shkurtimeve qe qeveria ka vendosur per te siguruar ndihmen nderkombetare prej 171 miliarde dollaresh dhe shlyerjen e kredive nga kreditoret private.

Protestat e sotme vijne ndersa Greqia behet gati per zgjedhjet e pergjithshme te cilat pritet te zhvillohen ne fund te prillit ose ne fillim te muajit maj.

Qeveria qe do te dale nga keto zgjedhje do te zevendesoje qeverine teknike te Lucas Papademos i cili po perpiqet prej disa muajsh te negocioje me organizmat nderkombetare per te marre ndihma financiare qe do te shmangnin falimentimin financiar te Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›