E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherret, tentohet vrasja e 3 personave, nje i plagosur

Tre tentativa vrasjeje jane shenuar ne Durres dhe Kruje brenda nje dite, me pasoje nje te plagosur dhe dy te tjere qe shpetuan per mrekulli nga plumbat. Policia ndaloi dy prej te dyshuarve, ndersa shpalli ne kerkim nje person te trete. Burime zyrtare bene me dije se moren nen hetim 46-vjecarin me inicialet L. M., banues ne lagjen nr. 4 te Durresit, i denuar me pare per "armembajtje pa leje". Pas nje grindje te castit me B. D., 46-vjecari i ka zene rrugen me makine, duke tentuar ta godase dhe me pas e ka kercenuar me jete. Gjate kontrollit te dyshuarit iu gjet nje dokument i falsifikuar. Pak ore me pas eshte shpallur ne kerkim 34-vjecari L. L., banues ne Sukth, i cili pas nje sherri per motive te dobeta, fyerje, me bashkemoshatarin e tij M. K., nga Arapaj i Durresit, e ka qelluar me arme zjarri. Per fat te mire eshte demtuar makina tip "Opel", por jo drejtuesi. Kurse ne qytetin e Krujes, pas nje grindje per motive pronesie mes fqinjeve, 63-vjecari B. S., ka shkuar tek banesa e 54-vjecarit Sh. Sh., te cilin e ka goditur me lopate, duke e plagosur rende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›