5 Maji, Rama: Shqipëria sot nuk është ajo që duam

Rama i shoqëruar edhe nga deputetë të partisë së tij, vendosi një kurorë me lule tek monumenti "Nënë Shqipëri" në shenjë respekti e mirënjohje për të rënët për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, për çdo veteran të luftës, çdo njeri që diktatura komuniste e persekutoi dhe e pengoi të jetonte i lirë, ashtu si kundër çdo martir të asaj diktature.
“Do të bëjmë gjithçka mundemi që Shqipëria që duam të jetë ajo që deshën ata të cilët prehen këtu. Shqipëria që kemi sot nuk është Shqipëria që duam dhe për këtë do të vazhdojmë të luftojmë për idealet dhe idetë e Shqipërisë evropiane. Për atë Rilindje Shqiptare për të cilën jemi të angazhuar”, theksoi ai.
Homazhe bënë edhe drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Nderimi për të rënët është themeli mbi të cilën ngrihen të gjitha vlerat që ndërton një shoqëri. Ndaj sot duke shprehur në mënyrë solemne nderimin dhe mirënjohjen për të gjithë të rënët, në mënyrë të veçantë në kontekstin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ne marrim përsipër jo vetëm ta ruajmë të shenjtë amanetin e tyre që është Shqipëria jonë e dashur por të punojmë gjithnjë pa u lodhur për të bërë realitet ëndrrën e tyre të bukur. Edhe një herë lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut, nderim dhe mirënjohje për ta, për sakrificën e tyre sublime”, theksoi Luan Rama, sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. /Start/
2012-05-05 14:33