E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata jep vendimin per doreshkrimin e Kadarese

Në një vendim të disa javëve më parë gjykata vendosi që dorëshkrimi i librit të merrej në mbrojtje dhe ti kalonte Arkivës së Shtetit deri në përfundim të shqyrtimit të padisë së shkrimtarit. Vendim që ishte respektuar nga e veja e Enver Hoxhës. 
Dorëshkrimi i Kadaresë mbahej nga Nexhmije Hoxha prej 40 vjetësh, kur sipas Hoxhës ai I ishte bërë dhuratë nga Kadareja në atë periudhë dhe kjo e bënte atë pronaren e dokumentit. 
Vetë Kadareja kishte saktësuar më herët se Nexhmie Hoxha ia kishte përvetësuar dorëshkrimin me anë të mashtrimit.
Avokatja e Kadaresë deklaroi se se dorëshkrimi origjinal ka vlera të mëdha dhe se Shkrimtari ka lidhje afektive me atë dorëshkrim.
Konflikti mes Kadaresë dhe të vesë së Enver Hoxhës nisi me korespondecat mes tyre, ku shkrimtari kërkonte kthimin e dorëshkrimit origjinal. 
Më herët Kadareja kishte deklaruar se Nexhmije Hoxha ia kishte marrë këtë dorëshkrim gjatë një vizite që kishte bërë në shtëpinë e tij, me pretekstin se banesa ishte e vogël dhe nuk kishte kushte për ruajtje. 
Dorëshkrimi sipas Kadaresë ishte marrë për t’u vendosur në Institutin e Studimeve Marksiste- Leniniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›