24 aktivitete ne moton Tirana Art Days
Në Tiranë do të zhvillohen 24 aktivitete të larmishme artistike kulturore gjatë tri ditëve në vijim.
Në moton “Tirana Art Days”, bashkia e kryeqytetit ka mundësuar ardhjen e artistëve dhe aktorëve më të njohur me famë botërore për të ndarë me banorët e Tiranës, talentin e tyre në këtë 100 vjetor të pavarësisë.
Kryeqendra e Shqipërisë, Tirana, për tre ditë me radhë do të shndërrohet në një skenë të magjishme të artit.
Burime pranë Bashkisë së kryeqytetit bëjnë të ditur për abc neës se artistët më të njohur , aktorë të Hollivudit, modele dhe fotografë me famë botërore do të sjellin për 3 ditë emocione të jashtëzakonshme, në “Tirana Art Days”.
Eliza Dushku , Blerim Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini, Stilistet Ema Savah, Krenare Rugova, Feyzie Camer vijne në kryeqytetin e shqiptarëve për të ndarë me ne në këtë 100 vjetor të pavarësisë suksesin, famën dhe talentin e tyre. Por jo vetëm kaq, gjatë këtyre 3 ditëve do të zhvillohen 24 aktivitete të larmishme.
Të pasionuarit pas fotografisë pikturës, skulpturës, arkitekturës, muzikës,historisë, kinematografisë, do të gjejnë atë që duan në 24 aktivitetet që do të zhvillohen në datat 4,5 dhe 6 tetor në Tiranë.