E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotje masive ne Pyllin e Sodes nga mbetjet e peshkut

Sikur të mos mjaftonte derdhja e vazhdueshme e mbetjeve inerte e urbane dhe prerja e pishave, së fundmi në pyllin e Sodës po shkarkohen mbetje peshku dhe midhje të prishura. Prej ditësh pylli i Sodës është ndotur në mënyrë të pakthyeshme, pasi era e keqe e dekompozimit të mbetjeve të peshkut është përhapur kudo, ndërsa përbën rrezik edhe për përhapjen e ndonjë epidemie të mundshme .

Aktualisht nga ana e policisë bashkiake dhe efektivëve të saj, por edhe asaj të shtetit, nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e autorëve, madje as i kanë identifikuar ato. Pylli i Sodës po shkon drejt degradimit të plotë të tij , ndërsa prej kohësh për mirëmbajtjen apo mbrojtjen e tij nuk merret asnjë masë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›