E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pret Peters: SHBA aleat i pazëvendësueshëm

TIRANE - Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli priti në një takim kongresmenin Gary Peters, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Topalli vlerësoi mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërsa i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat të pazëvendësueshëm të demokracisë shqiptare.

Nga ana e tij, kongresmeni Peters siguroi Topallin për mbështetjen që SHBA do t’i japë Shqipërisë edhe në të ardhmen.

Gjate takimit, dy zyrtarët theksuan nevojën që marrëdhëniet në fushën ekonomike të lartësohen në nivelin e marrëdhënieve politike.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›