Gjykata le ne burg, fansat e Noizy-t, qelluan me thike mbeshtetesin e Stresi-t
Tirane – Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise “arrest me burg” per dy fansat e grupit Noizy, qe sulmuan me thike kundershtarin e tyre te grupit rival muzikor Stresi.
Dy vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjec, nuk e kane pranuar akuzen e ngritur nga prokuroria, duke deklaruar se nuk jane ne dijeni per ate cfare ka ndodhur dhe se kane qene persona te tjere, ata qe e kane kryer krimin. Per kete ata kerkuan edhe lirimin nga Gjykata e Tiranes. Nderkohe qe perfaqesuesi i akuzes ka treguar dje para gjykates se dy vellezerit dyshohen se me date 28 prill te ketij viti, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, per motive te dobeta, kane tentuar te vrasin me thike duke e goditur disa here ne pjese te ndryshme te trupit, 19-vjecarin, Denis Dollapi. Ngjarja ze fill prane Shkolles se Mesme “Sami Frasheri” ne Tirane dhe me pas u zhvendos ne Bulevardin “Zogu i Pare”, ku vellezerit Kruda e kane ndjekur nga pas dhe e kane qelluar me thike Dollapin. Kjo ngjarje ndodhi per shkak te perplasjeve mes dy grupeve muzikore Noizy-Stresi. Sipas akuzes, te pandehurit perbejne rrezikshmeri shoqerore dhe per kete, ndaj tyre duhet qe te caktohet masa e sigurise “arrest me burg”. Pas degjimit te te dyja paleve gjyqtarja e gatshme Rezarta Balliu vendosi masen e sigurise te kerkuar nga akuza. Dy vellezerit do te qendrojne ne qeli deri ne perfundim te hetimeve te tyre. Ata u vune ne pranga tre dite me pare ne saje te operacionit te koduar “OTR”, si dhe akuzohen per veprat penale te “Vrasje me dashje te mbetur ne tentative e kryer ne bashkepunim”, parashikuar nga neni 76-22 e 25 te Kodit Penal.
Pohimi
Dy vellezerit Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjec, nuk e kane pranuar akuzen e ngritur nga prokuroria, duke deklaruar se nuk jane ne dijeni per ate cfare ka ndodhur dhe se kane qene persona te tjere, ata qe e kane kryer krimin.