Sillet ne pranga tutorja e prostitutave
Tirane-E shpallur ne kerkim per shfrytezim prostitucioni, eshte sjelle dje ne pranga nga Roma, 37-vjecarja nga Fieri, Valbona Kazanxhi. Ajo ka mberritur dje ne aeroportin e Rinasit, me pranga ne duar. Ekstradimi i saj u be nga Roma drejt Shqiperise, nepermjet bashkepunimit te Interpol Tiranes dhe asaj te vendit fqinj Itali.
Ne korrik te vitit 2007, Gjykata e Tiranes, kishte vendosur ndaj Kazanxhiut, masen e sigurise “arrest me burg”, “Shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese”.
Denoncimi
Akuza e ngritur nga 37-vjecares nga Fieri, eshte ngritur tre vjet me pare, pas denoncimit te dy vajzave, viktima te shfrytezimit seksual. Ne prill te 2007-tes, ne drejtorine e policise Tirane, jane paraqitur dy 19-vjecare, njera nga Durresi dhe tjetra nga Tirana, ku kane treguar se ishin shfrytezuar pergjate nje periudhe dy vjecare, duke ushtruar prostitucion per llogari te Valbona Kazanxhiut. Sipas deshmise se vajzave, 37-vjecarja nga Fieri, ne bashkepunim me Ismail Lasku, gjenin kliente per dy 19-vjecaret, nga te cilat siguronin te ardhura te majme. Jo vetem kaq, por Kazanxhi dhe Laku, gjithashtu kujdeseshin edhe per te gjitha lehtesirat e tjera te biznesit, si strehimin e vajzave, transportin e tyre, vendi ku do te ushtronin prostitucion, si dhe per marrjen e parave. Pasi kane shpetuar nga kthetrat e tutores dhe bashkepunetores se saj, dy 19-vjecaret jane drejtuar ne polici, ku kane bere edhe denoncimin. Ne prill te 2007-tes, pas nje operacioni te zyres kunder trafiqeve te paligjshme, u zbulua hoteli ne afersi te Ktheses se Kamzes, ky shfrytezoheshin dy 19-vjecaret nga Durresi e Tirana. Pas nje hetimi disa javor, policia ka mundur te prangose Valbona Kazanxhiun, si dhe bashkepunetorin e saj Ismail Lasku. Ne momentin e arrestimit, 34-vjecarja Kazanxhi ndodhej ne automjetin tip “Volkseagen”, me targe TR 3428 B se bashku me dy 19-vjecaret, ne pritje te klienti te radhes. Sipas policise, dy viktimat, detyroheshin te prostituonin me klientet, te cilet duhet te paguanin nga 5 mije deri ne 10 mije leke per sherbimin qe ofronin vajzat.
Vendimi
Pas arrestimit gjyata e Tiranes, ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg”, per tutoren Kazanxhi dhe bashkepunetorin e saj Lasku. Shkalla tjeter e gjyqesorit, ka ndryshuar masen e sigurise, nga ku me pas Kazanxhi rezulton se eshte larguar ne Itali. Ne vitin 2009, ceshtja rezulton se eshte regjistruar per shqyrtim ne Gjykaten e Larte. Sipas policise, arrestimi i Kazanxhiut, u be i mundur ne shtator te vitit te kaluar ne Itali, ku qendronte e fshehur, me qellim ekstradimin e saj drejt vendit tone.
Denoncimi
Ne prill te 2007-tes, ne drejtorine e policise Tirane, jane paraqitur dy 19-vjecare, njera nga Durresi dhe tjetra nga Tirana, ku kane treguar se ishin shfrytezuar pergjate nje periudhe dy vjecare, duke ushtruar prostitucion per llogari te Valbona Kazanxhiut.
Ekstradimi
Ekstradimi i Kazanxhiut, u be dje nga Roma drejt Shqiperise. Ne korrik te vitit 2007, Gjykata e Tiranes, kishte vendosur ndaj Kazanxhiut, masen e sigurise “arrest me burg”, “Shfrytezim te prostitucionit ne rrethana renduese”.