E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti, pranga ish-specialistes se hipotekes

Tirane- Pershpejtimi per marrjen e nje certifikate pronesie, i ka kushtuar plot 10 mije euro nje qytetari, si takse nen dore e kerkuar nga ish-punonjesja e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Tirane. Vilma Nesturi, 46 vjece, banuese ne qytetin e Durresit, aktualisht punon si juriste ne Drejtorine Rajonale te Sherbimit dhe Transportit Rrugor, ne Shkozet te Durres. Prokuroria e Tiranes e ka marre ate nen hetim per abuzimet me detyren. Sipas policise se Tiranes, ndaj Nesturit, Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, kane dokumentuar veprimin e jashteligjshem te saj, per dhenien e certifikatave te pronesise, duke kerkuar ndaj te interesuarve shuma te majme. Nesturi akuzohet nga prokuroria se ka konsumuar vepren penale te “korrupsionit pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”. Nderkohe qe nga ndaj saj, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin Nr. 586 te dy diteve me pare, ka vendosur masen e sigurise “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik”. Sipas hetimeve te kryera per nje periudhe disa mujore, ka rezultuar se 46-vjecarja, duke qene ne detyren e specialistes prane Hipotekes ne Tirane, i ka kerkuar dhe me pas i ka marre shumen prej 10 mije eurosh nje qytetari, per ta pajisur me certifikaten e pronesise, per nje prone, ne te cilen do te ndertohej nje kompleks banimi, duke pershpejtuar procedurat dhe duke shkelur dispozitat ligjore, te cilat normojne punen ne institucionin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Hetimet kishin nisur pas nje denoncimi te ardhur ne Policine e Shtetit. Efektivet blu kane bere verifikimet dhe pas disa muaj hetimesh, kane vendosur qe te cojne ne gjykate kete ceshtje. Ne mungese ndaj saj, gjykata ka vendosur qe, Vilma Nesturi te vihet nen hetim ne gjendje te lire. Njesia e Hetimit te Perbashket, eshte duke verifikuar per te tjera raste te marrjes se ryshfetit nga ana e te pandehures, si dhe mbledhjes se provave shkresore, te cilat do te perdoren kundra saj gjate momentit te gjykimit.
Rryfshtet ne hipoteke, tre nen hetim
Me daten 10 qershor dy seksere u arrestuan ne saje te operacionit te koduar “Sporteli i Hapur, Shkelqim Levanaj, 45 vjec dhe Orion Kolezi, 29 vjec. Nderkohe qe ne gjendje te lire po ndiqet Altin Spaho, 38-vjec. Keta persona dyhohet se ne bashkepunim me nje-tjetrin kane perfituar nje shume prej 50 mije lekesh, ne kembim te leshimit te nje vertetimi hipotekor, per nje apartament te ndodhur ne Tirane. Prokuroria e Tiranes i akuzon dy sekseret per vepren penale te “ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, “falsifikimi i vulave, stamapave ose formlareve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›