Tragjedia e Gerdecit, deshmon ish- shefi i sektorit te armatimit
Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine ndodhur ne Gerdec ka vijuar dje me pyetjen e deshmitareve. Gjate seances se djeshme ka dhene deklarime ish- shefi i sektorit te armatimit prane Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Sokrat Papadhima. Ne deshmine e tij, Papadhima eshte shprehur se nuk ishte marre mendimi i Shtabit te Pergjithshem, per fabriken e demontimit te armeve, e ngritur ne Gerdec. Deshmitari sqaroi ne gjykate se Shtabi nuk ka pasur dijeni per vendin e demontimit, si dhe per vendndodhjen e kesaj fabrike. Po ashtu ai nenvizoi se Ministria e Mbrojtjes e ka anashkaluar Shtabin per ngritjen e fabrikes se demontimit. Te pandehurit e ketij procesi akuzohen per ngjarjen e 15 marsit te vitit 2008, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere, si dhe u shkaterruan banesat qe ndodheshin ne zonen perreth. Nga hetimet qe u kryen nga Prokuroria e Pergjithshme rezultoi se shkak i ketij shperthimi ishte aksidental.