Gjykata le ne burg tre gardiste. Nje me detyrim paraqitje
Tre prej katër gardistëve të arrestuar për vrasjet e 21 janarit do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Tiranës ka vendosur që Agron Malaj të qëndrojë në arrest shtëpie dhe ta paraqitet në Gjykatës sa herë që kjo e fundit ta kërkojë. Ndërkohë tre kolegët e tij, Sadik Çela, Mark Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj do të qëndrojnë për të paktën 30 ditë në burg, deri në një vendim të dytë.
Katër të ndaluarit janë persona të përfshirë në ngjarjet e 21 janarit në ambientet e kryeminstrisë. Personat e ndaluar janë nënoficerë të Gardës së Republikës dhe po hetohen për të gjetur kush prej tyre dha urdhër për të qëlluar dhe cili ka qitur me armën e tij plumbat që shkaktuan katër të vdekur.
Alsat