E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhesve pse nuk i heqin te vdekurit

7 marsi është afati i fundit i pastrimit të listave të zgjedhësve, nga emrat e dubluar, apo nga personat mbi moshën 100 vjec. Pas kësaj date do të shpallen listat përfundimtare, për zgjedhjet lokale të 8 majit. Kryetarja e njësisë numër 1 në Tiranë, Lindita Nikolla, thotë se pavarësisht se jane ofruar shërbime ligjore falas, për crregjistrimin e të moshuarve, sërish ata ekzistojnë në lista, kjo për disa arsye.

"Ajo punë që ka mbetur është momenti me mbi 100 vjecarët. Ne kemi pasur 67 persona që figurojnë të datëlindjes mbi 100 vjec. 30 prej tyre nuk kanë asnjë lloj pjestarë që tu gjejmë një gjurmë në regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe 18 të cilëve ne ua kemi shpërndarë ndërlidhsave me komunitetin në mënyrë që ti bëjnë të ditur familjeve përkatëse për ti adresuar drejt shërbimit ligjor falas në mënyrë që të japin informacionin që mundëson krijimin e një akti ligjor pranë gjykatës që këta persona të figurojnë më pas të vdekur në regjistrin kombëtar", tha Lindita Nikolla, kryetare e njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë.

Përsa i përket afishimit të listave, njësia bashkiake numër 1 ka vendosur që ti afishojë ato, në ambientet që do të përdoren si qendra votimi. Vetëm pak ditë më parë, nga autoritetet drejtuese të ministrisë së Brendeshme , u deklarua se në listat paraprake të zgjedhësve ka rreth 5000 persona me moshën mbi 100 vjec.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›