Suspendohet, Sadriu e quan vendimin politik

Është suspenduar zyrtarisht nga posti i drejtorit ekzekutiv i QKU Ali Sadriu. Atij rreth mes ditës i është dërguar vendimi për suspendim nga u. d i sekretarit permanent, Haxhi Kamberi.
Ai është suspenduar me pagesë. Në vendimin për suspendim thuhet se pas kërkesës së ministrit Bujar Bukoshi dhe duke u thirrur në rregulloret dhe statusin e QKU Sadriu është shkarkuar. “Për mos respektim të hierarkisë institucionale “, thuhet ndër tjera në arsyetimin për shkarkimin e tij.
Në një konferencë për media, tashmë drejtori i suspenduar, ka thënë se shkarkimin i tij është kryekëput politik. Ai ka akuzuar ministrin Bukoshi si dhe Sekretarin permanent për ndërhyrje në punën e QKU duke thënë se suspendimi i tij është me prapavijë politike.