E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e Xhindit nuk do mbetet në sirtar

Deputeti i vrarë


Ndërkohë, numri një i policisë, Hysni Burgaj, ka folur edhe për hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmi Xhindi, krim i ndodhur në fillim të muajt maj të vitit 2009.


Burgaj duke iu referuar kësaj ngjarjeje u shpreh se nuk do të ketë asnjë dosje që të rrijë në sirtar, duke argumentuar se edhe kjo ngjarje do të shkojë drejt zbardhjes. Sipas drejtorit Burgaj edhe me këtë dosje po punohet me një intensitet të lartë.


Fatmir Xhindi, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit u vra pranë shtëpisë së tij më 2 maj të vitit 2009. Që nga ajo koha policia nuk ka publikuar asnjë të dhënë në lidhje me personat e që janë të dyshuar se mund të kenë kryer krimin e rëndë.


Ndërkohë familjarët e deputetit të vrarë kanë bërë shpesh apel që ngjarja të zbardhet sa më shpejt. Edhe banorë të qytezës së Roskovecit kanë protestuar disa herë që të gjenden dhe të ndëshkohen autorët e vrasjes së ish- deputetit të opozitës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›