E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata londineze shqyrton ankesën e Asanzh

LONDER-Gjykata Supreme e Britanisë nisi sot shqyrtimin për ankesën përfundimtare të themeluesit të faqes WikiLekas në Internet, Xhulian Asanzh, kundër ekstradimit të tij në Suedi.

Asanzh, 40 vjeçar, kërkohet nga Suedia për akuza për krime seksuale, të kryera gjatë një vizite në Suedi në vitin 2010.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

Vendimi i Gjykaktës Supreme në Britani nuk pritet as brenda disa javëve të ardhshme.

Më herët, një gjykatë e kishte miratuar ekstradimin, për të cilin Xhulian Asanzh ka konsideruar se ishte joligjor.

Vitin e kaluar, faqja WikiLeaks ka publikuar mijëra dokumente të fshehta diplomatike të Shteteve të Bashkuara, duke e shqetësuar një numër të qeverive dhe duke i zemëruar autoritetet e Shteteve të Bashkuara.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›