SHBA-presidencialet, Romney fiton gjerësisht në Florida
FLORIDA - I moderuari, Mitt Romney mundi dje rivalin e tij konservator, Newt Gingrich në zgjedhjet paraprake republikane në Florida, një fitore që i dha një avantazh vendimtar për të qënë në muajin nëntor kundërshtar i presidentit amerikan, Barack Obama në zgjedhjet presidenciale.
Sipas një numërimi të pothuajse 95 për qind të votave, ai mori 46 për qind kundër 32 për qind për Newt Gingrich.
Dy kandidatët e tjerë, kristiani tradicionalist, Rick Santorum dhe izolacionisti Ron Paul, morën respektivisht 13 për qind dhe shtatë për qind të votave.
Florida ishte shteti i katër për të caktuar kandidatin e saj që prej fillimit të sezonit paraprak më 3 janar dhe për më tepër shteti më i rëndësishëm, me katër milionë zgjedhës republikanë të regjistruar.
(d.b/BalkanWeb)