Krijohet Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave
TIRANE - Krijimi i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave është miratuar dje me një vendim të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Akademia e themeluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar ka zgjedhur shkrimtarin e njohur Ismail Kadare President Nderi i saj për jetë. Ndërkaq, juristi i njohur Ksenofon Krisafi është presidenti i parë i këtij institucioni dhe si zëvendës të tij janë zgjedhur fizikanti Alajdin Abazi, doktor Isuf Kalo (i njohur ndryshe si mjeku i Enver Hoxhës), sopranoja Inva Mula, ndërsa sociologu e ish-ambasadori Fatos Tarifa mban postin e sekretarit Shkencor.
E ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), e cila dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në SHBA, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Anëtarët e kësaj akademie marrin përsipër të shërbejnë pro bono me njohuritë dhe talentet e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t'i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standarteve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.
Anëtarët
Anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave janë 33, prej të cilëve 26 janë shqiptarë ndërsa pjesa tjetër të huaj dhe anëtar nderi. Të vendosur sipas rendit alfabetik anëtarët e saj janë: fizikanti Alajdin Abazi,(Maqedoni); mjeku Panajot Boga; inxhinierja Luljeta Bozo; ekonomisti Adrian Civici; kompozitori Limoz Dizdari; biologu Dhimitër Dhora; fizikanti Përparim Fuga; historiani Romeo Gurakuqi; arkeologu Gëzim Hoxah; sopranoja Ermonela Jaho; shkrimtari Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij shkrimtare Helena Kadare; mjeku Isuf Kalo; juristi Ksenofon Krisafi; gjuhëtari Xhevat Lloshi; regjisori Piro Milkani; sopranoja Inva Mula; matematikani Mina Naqo; matematikani Llukan Puka; historiani nga Kosova Skënder Riza; fizikanti Marenglen Spiro; piktori Sali Shijaku; sociologu Fatos Tarifa; skulptori Thoma Thomai; historiani Pëllumb Xhufi dhe inxhinieri Aleksandër Xhuvani. Ndërkohë anëtarë nderi të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në themelimin e saj janë këto personalitete: mjeku nga Zvicra Jean-Philippe Assal; sociologu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amitai Etzioni; sociologu nga Anglia Lord Anthony Giddens; filozofi nga Franca Pierre Hassner; gazetari dhe shkrimtari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Peter Lucas; gjuhëtari nga Italia Mateo Mandala dhe filozofi serb Obrad Savi.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)