E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet për të hënën gjyqi ndaj Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka shtyrë për ditën e hënë seancën gjyqësore të video-përgjimit Meta Prifti, ndërsa ka rrëzuar 10 pyetje të prokurorisë drejtuar tre ekspertëve. Sipas kolegjit penal të Gjykatës së Lartë këto pyetje ishin sugjestionuese. Në këtë seancë organi i akuzës u ka drejtuar tre ekspertëve shqiptarë që rrëzuan ekspertizën amerikane për video-përgjimin Meta-Prifti 37 pyetje teknike, se si e kishin realizuar ata ekseprtizën.

Ndërsa 7 pyetje ekspertët i kanë marrë nga dy avokatët e Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Velshnja. Pas kësaj kolegji penal i Gjykatës së Lartë është tërhequr për të marrë vendim ku pas afro dy orësh kanë vendosur rrëzimin e 10 pyetjeve të prokurorisë si sugjestionuese dhe pranimin e pyetjeve të avokatëve.

Ndërsa u ka lënë kohë deri të hënën tre ekspertëve shqiptarë për tu përgjigjur këtyre pyetjeve. Më pas seanca në ngarkim të Ilir Metës që akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti, do të vazhdojë me dëshminë e këtij të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›