E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton akuzon Libinë për bombat thërrmuese

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se forcat e Muamar Gadafit mund të jenë duke përdorur bomba thërrmuese në sulmet kundër civilëve.

Ajo tha se raportet se bomba të tilla po përdoren dhe në luftimet me rebelët e rrethuar në Misrata janë shqetësuese. Kjo është hera e parë që një zyrtar amerikan artikulon akuza të tilla.

Libia i ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur bomba thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në mbi 100 vende të botës. Duke folur për zhvillimet e tjera në Libi, Klinton ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve amerikanë të ndaluar nga forcat qeveritare. Në mesin e të paraburgosurve janë së paku dhe dy gazetarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›